Thursday, September 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Samiti i BE-së në Tiranë, policia publikon listën e rrugëve të bllokuara

admins by admins
December 5, 2022
in Aktualitet
A A
0
Samiti i BE-së në Tiranë, policia publikon listën e rrugëve të bllokuara
0
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen në Tiranë për sigurimin e mbarëvajtjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor. Bllokimi nis nga e hëna, në orën 14:00 dhe zgjat deri të martën pasdite, pas largimit të delegacioneve të liderëve evropianë.

Për garantimin e sigurisë së personaliteteve të larta evropiane pjesëmarrëse në të, perimetri i sigurisë do të përfshijë Stadiumin “Air Albania”, Pallatin e Kongreseve dhe godinën e kryeministrisë dhe gjithë zonën përreth.

Sipas planit të masave në këtë zonë do të ndalohet tërësisht lëvizja e automjeteve, si edhe e qytetarëve që nuk janë rezidentë, përveç të punësuarve. Referuar masave, e bllokuar do të jetë rruga e Elbasanit nga kryqëzimi i “7 xhuxhave” në rreth-rrotullimin e Saukut, segmenti i Unazës së Vogël në të dy krahët nga “7 xhuxhat” deri tek kryqëzimi pranë parkut “Rinia”, si edhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e Lanës, deri tek ish-Garda e Republikës.

E bllokuar do të jetë edhe rruga nga ura e këmbësorëve mbi Lanë pranë Katedrales Katolike, deri tek stadiumi “Air Albania” dhe cdo aks që lidh këtë rrugë me rrugën e Elbasanit dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të krijuar një korridor sigurie për shoqërimin e delegacioneve nga Rinasit në Samit, do të jetë tërësisht e bllokuar aksi nga rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re në drejtim të Pallatit me Shigjeta – ish-sheshi Shqiponja”- autostrada Tiranë-Durrës – Kthesa e Kasharit-Rinas.

Nga ana tjetër, me gjithë këmbënguljen e Partisë Demokratike për të protestuar në bulevard në 6 dhjetor, Policia e Shtetit e vlerëson këtë përpjekje cenim të perimetrit të sigurisë.

Zyrtarët e Policisë së Shtetit pohuan se në institucionet arsimore brenda perimetrit të sigurisë do të ketë mësim në 6 dhjetor. Punonjësit në institucionet publike a private do të identifikohen me “badget” përkatëse, ndërsa banorët rezidentë do të identifikohen nga Specialistët e Policimit në Komunitet, madje do të shoqërohen nga efektivë drejt banesave të tyre.

Previous Post

Primaret në PD, dalin emrat e kandidatëve fitues për disa Bashki

Next Post

Tërhiqet Vuçiqi, niset drejt Tiranës: Do të ishte turp për Serbinë nëse s’do shkoja

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Vuçiç: Nuk lëshojmë pe në Berlin, ta harrojnë atë film

Tërhiqet Vuçiqi, niset drejt Tiranës: Do të ishte turp për Serbinë nëse s’do shkoja

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In