Thursday, October 15, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Rruga e suksesit kalon nga dija! Ja sa orë i dedikojnë leximit më të fuqishmit e globit

admins by admins
February 17, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Rruga e suksesit kalon nga dija! Ja sa orë i dedikojnë leximit më të fuqishmit e globit
2
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

“Gjatë gjithë jetës time, nuk kam njohur njerëz të mençur, që nuk lexonin gjatë gjithë kohës – asnjë. Zero.” shprehej Charlie Munger, miliarder që ia nisi nga hiçi dhe partner biznesi me Warren Buffett

Atëherë le të nisim me disa pyetje: Pse njeriu më i ngarkuar në botë, ish-presidenti Barack Obama, lexonte një orë në ditë ndërkohë që ishte në detyrë? Pse investitori më i mirë në histori, Warren Buffett, ka investuar 80% të kohës së tij në lexim gjatë gjithë karrierës së tij? Pse personi më i pasur në botë, Bill Gates ka lexuar një libër një javë gjatë karrierës së tij? Madje edhe kur merr pushimet e tij vjetore, dy javë ai i kalon duke lexuar. Pse njerëzit më të zgjuar dhe me më shumë përgjegjësi në botë gjejnë një orë në ditë për lexim, ndërsa të tjerët gjejnë justifikimin se janë të zënë?

Përgjigja është e thjeshtë: Mësimi është investimi i vetëm më i mirë që ne mund të bëjmë për kohën tonë. Ose siç shprehej Benjamin Franklin, “Leximi si investim në njohuri, është i vetmi që paguan interesin më të mirë.” Ai është thelbësor për të pasur sukses në ekonominë tonë të dijes, megjithatë pak njerëz e kuptojnë këtë. Për fat të mirë, pasi të kuptoni vlerën e njohurive, është e thjeshtë të merrni më shumë prej saj.

Dija është pasuria më me vlerë që ne mund të gëzojmë. “Kapitali intelektual gjithmonë do ta kapërcejë kapitalin financiar dhe paranë”- Paul Tudor Jones, sipërmarrës, investitor dhe filantrop miliarder i krijuar vetë.

Ne e kalojmë jetën tonë për të fituar më shumë, shpenzuar më tepër dhe duke u shqetësuar për paratë ndaj themi se “nuk kemi kohë” për të mësuar diçka të re. Kjo zakonisht ndodh sepse po ia kushtojmë kohën tonë ethshëm parave. Ama aktualisht, shoqëria duket se po ndërgjegjësohet për gjërat që vërtet kanë vlerë, ose duhet të kenë. Tashmë ne jemi në fillim të një periudhe, që futuristi i njohur Peter Diamandis e quan demonetizim të shpejtë, në të cilin teknologjia po i siguron produktet ose shërbimet e shtrenjta shumë më lirë apo edhe falas.

Ky demonetizim do të përshpejtohet edhe më në të ardhmen. Automjetet e automatizuara do të eliminojnë një nga blerjet tona më të mëdha, makinat. Realiteti virtual do t’i bëjë përjetimet më të thella, të tilla si një koncert apo një lojë golfi, menjëherë dhe në dispozicion me kosto shumë më të ulët, ndërsa ndryshimi midis realitetit dhe realitetit virtual do të jetë pothuajse i pakrahasueshëm.

Ndërsa kostot e arsimit dhe kujdesit shëndetësor janë rritur, inovacioni në këto fusha ka të ngjarë të çojë gjithashtu në demonetizim. Shumë institucione të arsimit të lartë, për shembull, po gjejnë mënyra për të ulur në mënyrë dramatike kostot duke ofruar shërbimet e tyre ekskluzivisht në internet, duke u përqëndruar në trajnime specifike në varësi të kërkesave. Në fund, pajisjet dhe teknologjitë e reja do të revolucionarizojnë po ashtu sistemin e kujdesit shëndetësor. Këto teknologji do të ulin në mënyrë dramatike koston mesatare të kujdesit shëndetësor duke u përqëndruar më tepër tek parandalimi sesa tek kurimi dhe menaxhimi.

Por… nëse mallrat dhe shërbimet po demonizohen, dija po bëhet gjithnjë e më e vlefshme.

“Ngjarja kryesore e shekullit XX është rrëzimi i materies. Në teknologji, ekonomi dhe politikë, pasuria në formën e burimeve fizike po bie në mënyrë të vazhdueshme në vlerë dhe domethënie. Fuqitë e mendjes janë kudo më të larta se forca brutale e gjërave.” EGeorge Gilder (mendimtar i teknologjisë)

Previous Post

Vetingu/ Konfirmohet në detyrë numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme!

Next Post

Suedia ndihmon Shqipërinë, jep 5.6 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit

admins

admins

Related Posts

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Next Post
Suedia ndihmon Shqipërinë, jep 5.6 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit

Suedia ndihmon Shqipërinë, jep 5.6 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In