Thursday, May 26, 2022
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Romina Kuko: Akademia e sigurisë dhe nevoja për rifreskimin e policis së shtetit

admins by admins
July 10, 2019
in Aktualitet
0 0
A A
0
Romina Kuko: Akademia e sigurisë dhe nevoja për rifreskimin e policis së shtetit
0
SHARES
344
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, e ftuar në emisionin “7pa5”, ka folur për procesin e rekrutimit dhe prurjet e reja që do të ketë në Akademinë e Sigurisë, mënyrën dhe kriteret e aplikimit, si dhe nevojat për të bërë rifreskim të trupës së Policisë së Shtetit.

“Janë hapur dy faza për Akademinë e Sigurisë, bëhet fjalë për “Patrullën e Përgjithshme” dhe personat të cilët kanë mbaruar ciklin e parë apo të dytë të studimeve universitare dhe janë ekselentë, sidomos në fushat e studimeve juridike, ekonomike dhe të teknologjisë së informacionit. Bëhet fjalë për një rifreskim të “Patrullës së Përgjithshme”, duke qenë se kërkesat në territor për të pasur një shërbim të tillë, janë shumë të larta. Numri i mungesave shkon në 500 vakanca në Akademinë e Sigurisë. Gjithë kjo po bëhet në kuadër të një reformimi të tërë, një kombinim i përgjithshëm, duke filluar nga reforma në Akademinë e Sigurisë, një sistem i ri shkollimi, tek procesi i vetingut në Policinë e Shtetit, që krijon nevoja të reja për të mbuluar vakancat. Po shikohet për një skemë të re pensionesh ku policia të ketë mundësinë e një pensioni të hershëm, e gjithë kjo për të rinuar organizatën e policisë”, sqaroi zv.ministrja Kuko.

Lidhur me kriteret dhe dokumentacioni që duhet të dorëzohen nga aplikanët, Kuko sqaroi se: “Aplikanët për patrullën e përgjithshme duhet të kenë minimalisht diplomën e shkollës së mesme, vërtetimet mjeko-ligjore, vërtetimin e besueshmërisë, aplikanti të mos ketë precedentë penalë, të mos jetë larguar nga policia më përpara. Aplikimet dorëzohen manualisht në drejtoritë vendore të policisë ku ata janë banorë, por gjithashtu edhe në ëebsite-in e Ministrisë së Brendshme. Aplikantët deri në 3 gusht duhet të dorëzojnë dosjet e tyre manualisht. Lidhur me ekselentët, që kanë mbaruar universitetet me një mesatare 8.5 – 9, për t’u formuar, nëpërmjet hapësirës ligjore sqaroj që jepet mundësia të bëhen pjesë menjëherë pa kaluar gradat e tjera. Kjo sepse ka kërkesa të reja, kanë ndryshuar format e krimit, krimi kibernetik, pra krimi është bërë më i sofistikuar”.

Më tej ajo ka sqaruar se pas dorëzimit të dokumentacionit, përzgjedhja do të vijojë nga Komisioni përkatës, i cili do shqyrtojë dosjet paraprakisht nëse janë përmbushur si duhet kushtet, kriteret e kërkuara për të vazhduar më tej fazën e aplikimit. “Do të ketë një test me shkrim, do të ketë një test me gojë, një test për aftësitë fizike dhe raport mjeko-ligjor për përdorimin e substancave të caktuara, që pengojnë kryerjen e punës. Lidhur me kohëzgjatjen si procedurë presim që në shtator të kemi kursin e parë. Shtator deri në nëntor të kemi fazën e parë të kursit”, saktësoi Kuko.
E pyetur për procesin e Vettingut në radhët e unformave blu, zv.ministrja Kuko sqaroi se procesi po ecën mirë. “Pritet që brenda korrikut të kemi seancat e para dëgjimore. Po shqyrtohen 45 dosjet e para ku janë drejtuesit kryesorë. Pritet duke shpresuar që brenda 2020 të kemi kaluar 245 dosjet e para,” – sqaroi ajo.

Previous Post

3 ARSYE PSE VERA ËSHTË STINA GJATË SË CILËS JEMI MË TË LUMTUR

Next Post

Nën mbrojtjen e Igli Tares, Valon Berisha e nis sezonin duke bërë Shqiponjën

admins

admins

Related Posts

Francesco Totti shijon byrekun me groshë në Tiranë, shefat lezhjanë gatuajnë për finalistët e Conference League
Aktualitet

Francesco Totti shijon byrekun me groshë në Tiranë, shefat lezhjanë gatuajnë për finalistët e Conference League

May 25, 2022
Vendimi për shtrenjtimin e faturave është shtyrë, nuk është anuluar
Aktualitet

Vendimi për shtrenjtimin e faturave është shtyrë, nuk është anuluar

May 25, 2022
Asnjë rast me Linë e Majmunit në Kosovë, institucionet përgatiten për sëmundjen
Aktualitet

Asnjë rast me Linë e Majmunit në Kosovë, institucionet përgatiten për sëmundjen

May 25, 2022
Next Post
Nën mbrojtjen e Igli Tares, Valon Berisha e nis sezonin duke bërë Shqiponjën

Nën mbrojtjen e Igli Tares, Valon Berisha e nis sezonin duke bërë Shqiponjën

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In