Rita Ora në nëntor të këtij viti do të festojë ditëlindjen e saj të 30-të dhe pavarësisht se duhen ende shumë muaj, ajo ka nisur të mendojë që tani se si do e festojë. Këngëtarja ka kujtuar se si ka festuar vjet dhe ka publikuar disa foto shumë joshëse të saj.
Rita ka treguar se ajo realizoi vitin e shkuar për ditëlindjen një set fotografik për kopertinën e revistës “Love”. “Disa foto nga ditëlindja ime në Utah, kur ne gjithashtu xhiruam kopertinën e “The Love magazine”, në të cilin u kënaqëm shumë. Do doja të ktheja kohën pas, ishte ditëlindja më e bukur. Po mendohem se çfarë do të bëjë për ditëlindjen time të 30-të në nëntor”, ka shkruar Rita.
Nëna e saj, Vera Ora, i ka dhënë një zgjidhje tipike si nënat shqiptare. Ajo i ka treguar se për 30-vjetorin nuk ka ku ta kalojë tjetër përveçse në shtëpinë e prindërve të saj. Këtë zgjidhje Vera ja ka shkruar në shqip dhe përgjigja i saj i ka bërë të gjithë për të qeshur.
“Për ditëlindje 30te?! ne shtëpi te nona!”, ka shkruar Vera shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Rita prej kohësh jeton në një shtëpi me vete nga prindërit e saj dhe gjatë kohës së pandemisë ata kanë qenë plotësisht të ndarë nga njëri-tjetri, duke qenë se Vera duhej të ishte në shërbim të pacientëve si mjeke.




