Mohamed Salah është bërë synim i klubit spanjoll Real Madrid për ta transferuar.
Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë me shifra astronomike për skuadrën angleze Liverpool, për t’i siguruar shërbimet e yllit egjiptian.
Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, klubi madrilen ka gati një ofertë prej 130 milionë euro, transmeton Insporti.com.
Transferimi i Salah pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2020.
Në shkrimin e gazetës spanjolle raportohet se presidenti i klubit, Florentino Perez ka vendosur ta shes sulmuesin uellsian, Gareth Bale, për të bërë vend për ish sulmuesin e Chelsea.
Ndryshe, Salah në dhjetë paraqitje në Premier Ligë këtë sezon ka shënuar pesë gola.





