Në pritje të mbërritjes së 7.020 dozave të vaksinës Pfizer në Rinas, kryeministri Edi Rama njoftoi se në prill Shqipëria do të marrë edhe disa doza të vaksinës AstraZeneca.
Shefi i qeverisë deklaroi se këto vaksina do të jenë dhuratë e një shteti mik.“Në prill presim 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga një vend mik. Me vendin mik kemi një konfirmim me shkrim.”




