Tuesday, May 24, 2022
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Rama në Kurbin: Opozita frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje

admins by admins
June 3, 2019
in Politikë
0 0
A A
0
Rama në Kurbin: Opozita frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje
33
SHARES
27
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale në Kurbin ku kandidon për kryetare bashkie një grua, Majlinda Carën.
“Ne sot këtu vazhdojmë një maratonë drejt 30 qershorit, në një betejë që nuk është pa kundërshtarë, por është një betejë politike më e qartë se asnjëherë tjetër mes së ardhmes që duam për vendin dhe së shkuarës që ata, të cilët patën mungesën e kurajos të na dalin përballë përfaqësojnë sot duke u përpjekur të na tërheqin sërish mbrapa”, tha Rama.
Kryeministri tha se “kjo është një betejë mes nesh që bëjmë sa mundemi, jo sa duam, për ta çuar Shqipërinë përpara me dije, programe, punë dhe atyre që duan ta kthejnë Shqipërinë mbrapsht me çdo kusht aty ku e kemi parë në të shkuarën”.
Rama tha se “ata kanë frikë nga zgjedhjet ndaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve”. “Ata kanë frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje, nga ballafaqimi demokratik, ndaj përbetohen se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike. Por nëse ata vendosën të ikin nga zgjedhjet, përveç kësaj asnjë gjë tjetër nuk vendosin dot sepse Shqipëria e ka vendosur kohë më parë që në këtë vend vendos populli dhe vota e tyre me zgjedhje”, tha Rama.
Kryeministri iu përgjigj edhe të gjithë atyre që thonë se nuk ka zgjedhje pa opozitën. “Shumëkush thotë se zgjedhjet pa opozitën kryesore janë antidemokratike. Zgjedhjet pa opozitën kryesore mund të jenë antidemokratike, vetëm kur opozita pengohet të hyjë në zgjedhje, por kur opozita vendos të ikë nga zgjedhjet se ka frikë, ato nuk janë antidemokratike”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “ata kanë pranuar humbjen, kanë kapitulluar dhe janë larguar dhe sot nuk kanë qëllim të fitojnë, por të mos lënë Shqipërinë të fitojë”.
“Ndaj edhe në këto zgjedhje ne nuk po bëjmë fushatë thjesht për të mbështetur kandidatët tanë, sepse nuk diskutohet që në 30 qershor Majlinda do të jetë kryetare bashkie, por në këto zgjedhje ne do të bëjmë fushatë dhe një maratonë takimesh dhe kontaktesh derë më derë sepse çështja është si do të jetë Shqipëria nesër. Ne duam të fitojë Shqipëria, ata janë gati të bëjnë çmos ta marrin Shqipërinë me vete në rrugën e tyre drejt humnerës, që e kanë zgjedhur vetë. Shqipëria nuk do të shkojë pas tyre”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “ne nuk mund të lejojmë që t’i hapim rrugë dhe të shtyjmë zgjedhjet, pasi kështu nesër mund të dalë një tjetër parti që të thotë nuk hyj në zgjedhje, por djeg mandatet”.
Nëse do të ndodhte kjo, sipas Ramës, mandati do të varej nga tekat e një partie, por ne nuk do ta lejojmë këtë.

Previous Post

Lubonja: Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Duhen parti të majta

Next Post

Rama : Të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmetet do rindërtohen

admins

admins

Related Posts

Sali Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, truproja shkon ta ngrejë
Politikë

Sali Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, truproja shkon ta ngrejë

April 30, 2022
Foto-lajm/ Xhelal Mziu “përgjon” Berishën në Kuvend
Politikë

Foto-lajm/ Xhelal Mziu “përgjon” Berishën në Kuvend

April 21, 2022
SHISH konfirmon aktivitetin e shërbimeve sekrete ar.miqësore në vend, zbulohen detaje
Politikë

SHISH konfirmon aktivitetin e shërbimeve sekrete ar.miqësore në vend, zbulohen detaje

April 19, 2022
Next Post
Rama : Të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmetet do rindërtohen

Rama : Të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmetet do rindërtohen

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In