Thursday, September 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Rama mbledh Komitetin Teknik: Deri në 18 maj do hapet 90% e aktiviteteve

admins by admins
May 7, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Rama mbledh Komitetin Teknik: Deri në 18 maj do hapet 90% e aktiviteteve
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje online me Komitetin Teknik të Ekspertëve për situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sakaq, Rama iu ka kthyer një përgjigje akuzave të Partisë Demokratike sa i takon drejtimit dhe rolit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e COVID-19. Në një mbledhje online me këtë komitet, kreu i qeverisë parashtroi disa nga akuzat e opozitës, siç është dhe fakti se pse nuk bëhen më shumë tamponë. “Doktoreshë Mira, flisni ju, meqë jeni dhe kryetarja e Komitetit. Se ata thonë kush është kryetari. E donin burrë, po ne suksesin e kemi me gratë”, tha Rama. Kryetare e Komitetit të Teknik të Ekspertëve është zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Takimi

Kreu i qeverisë u njoh nga mjekët ekspertë të fushës dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Teknik me zhvillimet e fundit dhe diskutoi me ta për masat që duhen ndërmarrë në një kohë kur nga java tjetër nis lehtësimi i masave dhe për shumë aktivitete të tjerë.

Sipas kryeministrit Edi Rama është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të ndjekin rregullat e thjeshta për të shmangur goditjen nga një valë e dytë e koronavirusi.

Raportimet e anëtarëve të Komitetit Teknik

Mjeku Tritan Kalo: “Hapja të mos nënkuptojë shqyerje. Njerëzit duhet të vazhdojnë të jetojnë në një mjedis të ri tashmë sipas Covid-19. Nëse zbatohen këto rregulla atëherë do të mbetemi në situatë normale.  Them se jemi në momente oportune që duhen ruajtur dhe nuk duhen shkelur”.

Kryeministri Rama: “E kam dëgjuar opinion tuaj dhe jam i shqetësuar se njerëzit mund të harrojnë që e kemi mes nesh këtë armik të padukshëm dhe nëse nuk zbatojmë rregullat e thjeshta mund të biem pre e një invazioni tjetër. Sepse vala e dytë, siç kam dëgjuar, vjen si pasojë e sjelljes keq të njerëzve ndaj virusit që aktualisht ndodhet mes nesh. Njerëzit të ndjekin rregullat e thjeshta në ambientet e mbyllura me shumë njerëz”.

Silva Bino: “Kemi trefishuar numrin e testimeve, kemi një indikator 5% pozitivitet. Ky indikator duhet të ruhet. Po marrim masa të rrisim numrin e testime dhe të gjejmë raste aktive të virusit. Po përdorim disa metodika të reja, duke integruar mjekun e familjes. Kemi përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontakteve. Kemi dy qytete ku ka transmetim të virusit që janë Tirana dhe Kruja. Qytetet e Gjelbërta janë pa raste, por edhe aty do të rrisim testimet”

Doktoresha Albana Fico: “Prioritet është gjurmimi i thelluar i rasteve. Po monitorojmë raportin e rasteve pozitive dhe numrin e të shëruarve. Po rrisim testimet pa diskutim. Duhet të angazhohemi për një fushatë komunikimi në dritën e masave lehtësuese. Besoj se kjo fushatë senzibilizuese do të na duhet. Kanë përfunduar protokollet për hapjen e bizneseve të reja”.

Kryeministri Rama: “Deri në 18 maj ne do të jemi mbi 90% të liruar nga masat. E vetmja gjë që mbetet shqetësim është transporti publik me autobusë dhe furgona. Po kërkojmë një formulë kompromisi lidhur me këtë. E gjitha pjesa tjetër do të çlirohet ndjeshëm duke evituar grumbullimet me mbi 10 persona. Do të jemi tërësisht të ekspozuar dhe duhet të kemi një intensitet komunikimi”.

Doktoresha Najada Çomo: “Numri i personave ka qenë mbi 250 të shtruar, 170 janë shëruar, 7 persona janë në terapi intensive, të tjerët janë të rënduar. Këtyre personave iu ofrohet shërbimi i duhur në bazë të protokollove ndërkombëtare. Vëmendja është e lartë”.

Previous Post

“Paga e luftës” likuidohet brenda javës: Arsyet e refuzimit të punonjësve

Next Post

Situata ekonomike dhe zgjidhjet/ Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Situata ekonomike dhe zgjidhjet/ Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

Situata ekonomike dhe zgjidhjet/ Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In