Kryeminsitri Rama në një diskutim me qytetarët, i është përgjigjur shqetësimeve të tyre. Në komunikimin e tij, kreu i qeverisë foli edhe për mbështetjen e biznesit të madh duke thënë se po bëhen të gjitha llogaritë për të dalë me një plan të qartë se si do të ndihmohen, ndërsa u tha se aktualisht ata kanë një garanci sovrane në bakë për shumën 100 milionë dollarë për të paguar punonjësit apo dhënë të paktën pagën e luftës atyre.
“Kompanive u kemi dhenë një garanci sovrane për të marrë në banke paratë për të paguara ata që nuk paguajnë dot dhe të mos i heqin nga puna, ose ti çojnë në shtëpi dhe tu japin një pagë lufte. Ai 100 milionë dollarë mund të mos jetë i mjaftueshme dhe po diskutojmë që ta rrisim. Nuk do i lëmë vetëm, por se si do ta bëjmë mbështetjen në rast se do të duket dhe për aq sa do të duhet do ta themi kur ta kemi të qartë dhe me llogaritë e bëra. Nuk mund të funksionojmë me logjiken si partia e Sudes në 97.“, tha Rama.
Kryeministri ka shpjeguar dhe sqarimet për punëtorët që janë në të zezë sipas tij. Tek kjo kategori punonjëish, Rama u shpreh se është shumë e vështirë identifikimi i tyre, prandaj qeveria ka menduar se të gjithë ata që do të denoncojnë punëdhënësin do të dëmshpërblehen:
Por për punën në të zezë ka një problem shumë të madh. Ka artizanë, hidraulikë, elektricistë, bojaxhi, njerëz që punojnë në të zezë dhe vërtetë janë në hall.
E vetmja rrugë që kemi gjetur dhe që nuk e propozon një shtet tjetër. Ata që punojnë në të zezë dhe sot janë në hall ta denoncojnë, që ne të bëjmë verifikimin dhe personit ti themi ti do ta paguash këtë. Dhe në aktin e masave të reja, të pikatores së lehtësimit dhe shtrënguese, ne po konceptojmë edhe një masë për sipërmarrësit që luajnë me gjakun e njerëzve në të zezë, por që të funksionojë, njerëzit të ngrenë zërin” tha Rama.