Gjatë viteve të fundit, shëndeti mendor po merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga personazhet publike. I fundit ishte Shawn Mendes. Këngëtari 23-vjeçar është një nga këngëtaret më të njohura të brezit të sotëm. Me hite si “Treat you Better” dhe “Stitches”, Mendes ka ngjitur në mënyrë të qëndrueshme shkallët e suksesit. Sot, ai gëzon statusin e kryesuesit të tabelës së Billboard. Megjithatë, as fama më e madhe nuk ishte në gjendje ta mbronte nga shqetësimet në shëndetin e tij mendor. Pak ditë më parë, Mendes shtyu turneun e tij ‘Wonder Tour’ për t’i kushtuar rëndësi shëndetit të tij mendor. Duke rrëfyer gjendjen e pakëndshme, ai pranoi, “Më thy en zemrën që duhet ta them këtë, por për fat të keq do të më duhet të shtyj tre javët e ardhshme të shfaqjeve deri në një njoftim të mëtejshëm. Unë kam qenë në turne që kur isha 15 vjeç dhe, për të qenë i sinqertë, ka qenë gjithmonë e vështirë të jesh në rrugë larg miqve dhe familjes…Pas disa vitesh, u ndjeva sikur isha gati përsëri, por ai vendim ishte i parakohshëm dhe për fat të keq kam arritur një pikë ku nuk mban më. Pasi fola me ekipin tim dhe profesionistët e shëndetit, më sugjeruan se më duhet të kaloj pak kohë për t’u shëruar dhe për t’u kujdesur për veten dhe shëndetin tim mendor, para së gjithash.”-shkroi ai në një postim në Instagram.https://www.instagram.com/p/CfxeT0wliNG/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1023&rd=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al&rp=%2Fpanoramaplus%2Fproblemet-e-shendetit-mendor-nuk-jane-turp-cfare-na-kane-mesuar-personazhet-publike%2F%3Ffbclid%3DIwAR0K7CD_scTXOztN2lNT2XrGbKqA-3P1BW3X3RkNUPpLylaVG0upbDLpjoQ#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1324%2C%22ls%22%3A813%2C%22le%22%3A1237%7D




Problemet e shëndetit mendor të Naomi Osaka
Duke u kthyer pas në kohë, ishte viti i kaluar që ajo foli për herë të parë për luf tën e saj të vazhdueshme me shëndetin mendor. Duke ardhur si 4 herë kampione në ‘Grand Slam’, Osaka ishte favorite për titullin ‘French Open 2021’. Megjithatë, gjërat nuk po shkonin mirë kur ajo vendosi të humbasë konferencën për shtyp pas ndeshjes. Duke folur për vendimin e tij, ajo pranoi se ishte përballur me periudha të gjata depre sioni që nga viti 2018.




Dalja në publik dhe të folurit për shëndetin e tyre mendor është padyshim një akt guximi. Duke pasur personalitete të forta, Naomi Osaka dhe Shawn Mendes kanë shkuar përpara për të hedhur hapin e madh.

Personazhe të tjera që kanë kërkuar ndihmë dhe janë ‘shëruar’
Shtëpitë e mëdha, llogaritë bankare, makinat e bukura dhe fansat nga e gjithë bota — duket se të famshmit i kanë të gjitha. Por asnjë nga këto nuk i mbron nga problemet e shëndetit mendor. Ashtu si çdo njeri normal. Shumë nga yjet më të mëdhenj kanë bërë rrëfime të sinqerta për betejat e tyre me sëmundjet mendore. Historitë dhe guximi i tyre për të folur ndërtojnë një ndërgjegjësim të madh për trajtimet aktuale dhe rëndësinë e mbështetjes së personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.
Si një modele e suksesshme, prezantuese televizive dhe bashkëshorte e një prej artistëve më të suksesshëm si John Legend, Chrissy Teigen, foli publikisht në një ese të botuar në 2017 në ‘Glamour Magazine’. “Kisha gjithçka që më duhej për të qenë e lumtur. E megjithatë, për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, u ndjeva e pakënaqur. Ajo që në thelb të gjithë rreth meje – përveç meje- e dinin që po kaloja depresion pas lindjes. Unë dua që njerëzit të dinë se kjo mund t’i ndodhë kujtdo dhe nuk dua që njerëzit që po kalojnë të njëjtën gjë si unë të ndihen në siklet ose të ndihen vetëm.”
Demi Lovato ka qenë një figurë publike që nga adoleshenca e saj. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, ajo foli për bullizmin, varësinë nga lëndët narkotike, buliminë dhe depresionin. Gjatë një interviste televizive, Lovato shpjegoi se gjatë trajtimit të saj për varësinë dhe çrregullimet e të ngrënit ajo u diagnostikua me çrregullim bipolar. Gjatë asaj kohe, Lovato mësoi aftësitë e përballimit dhe adoptoi mënyra për të kontrolluar dhe kuptuar emocionet e saj. “Për herë të parë në jetën time, fillova të ndjeja,” tha ajo.
Ylli fitues i çmimit ‘Oscar’, Leonardo DiCaprio vuan nga çrregullimi obsesiv-kompulsi(është një çrregullim gjerësisht heterogjen që përbëhet nga një sërë simptomash, si të ndjerit përgjegjës kur dikush lëndohet; të qenurit i fiksuar pas simetrisë, rregullit, pastërtisë, të ndjerit neveri për mendime të ndryshme etj). Por DiCaprio ka arritur të mbajë nën kontroll prirjet e tij të OCD, duke thënë: “Unë jam në gjendje të them në një moment, ‘OK, po tregohesh qesharak. Mos shkel çdo njollë të çamçakizzave që sheh. Nuk ke nevojë ta bësh këtë.”
Pavarësisht suksesit të saj si në muzikë ashtu edhe në aktrim, Lady Gaga foli hapur në dhjetor 2016 për luftën e saj me çrregullimin e stresit post-traumatik. Gaga pranoi në një intervistë të vitit 2014 se ishte viktimë e një përdhunimi që ndodhi kur ajo ishte 19 vjeç. “Trauma në jetën time më ka ndihmuar të kuptoj traumat e të tjerëve,” thotë ajo.
Adele foli gjithashtu për ‘Vanity Fair’ për betejat e saj me depresionin pas lindjes së djalit të saj. “Kam pasur një depresion shumë të keq pasi linda djalin tim dhe më frikësoi,” tha ajo. Ajo pranon se nuk ka marrë asnjë ilaç për të, gjithashtu nuk ka folur me askënd për këtë. “Isha shumë ngurruese,” u shpreh britanikja.

Figurat publike shqiptare dhe betejat e tyre me shëndetin mendor
Në botën e showbizit shqiptar personazhet që kanë folur rreth kësaj çështjeje kaq delikate numërohen me gishtat e dorës. Rastet më të freskëta dhe të bujshme janë ato të Semi Jaupajt dhe Fifit të cilat rrëfyen për herë të parë në “Big Brother VIP” betejat e tyre me shëndetin mendor.
Semi zbuloi se prej vitesh vuan nga ankthi dhe se kjo ka sjellë si rezultat edhe mbylljen e saj në vetvete. “Jam person që dua t’i përballoj gjërat vetë dhe e kam shumë të vështirë të kërkoj ndihmë. Më kishin kapur disa herë kriza paniku por refuzoja kategorikisht që të pija ilaçe. Një ditë në makinë me Bojkenin nuk po merrja më dot frymë dhe i kërkova të shkonim në spital, atë ditë kam provuar ilaç për herë të parë. Edhe mami im ka vuajtur nga kjo gjë dhe nuk doja ta shqetësoja’’,- tha Semi e përlotur gjatë një rrëfimi. Artistja shtoi se e gjithë kjo gjendje ja ka vështirësuar tepër jetën dhe si pasojë 7 vitet e fundit të saj kanë qenë të mbushura me shumë pak çaste lumturie. Megjithatë pas formatit Semi zbuloi se falë trajtimeve dhe faktit që e ka ndarë historinë e saj me të tjerët tashmë është shumë mirë.

Historia e Fifit me problemet e shëndetit mendor vjen që nga fëmijëria. “Ngaqë motra ishte e dobët, mua më thoshin ‘Ti ia ha bukën Yllkës, kur ulesh për të ngrënë ua ha bukën të gjithëve””- tha Fifi në rrëfimin e saj. Ajo shtoi se edhe në gjimnaz vazhdonte të shkonte rregullisht te psikologu, derisa më vonë ra në depresion. “Në fillore kam shkuar te psikologu, edhe në gjimnaz, por kur mbusha 18 vjet atëherë rashë në depresion”- tha ajo. Disa herë ajo ka prnuar se ka nevojë nga njerëz të specializuar dhe nuk ka turp për këtë gjë.

Në këtë listë bën pjesë edhe reperi i njohur, Mozzik, i cili pa ndrojtje ka rrëfyer betejën e tij me ankthin për disa vite më radhë. Këngëtari është shprehur se arsyeja përse e ndau me publikun këtë histori të tijën, ishte pasi dëshironte të jepte një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët vuajnë nga kjo gjë. Ai tregoi se ndihma e mjekut dhe përkrahja e familjes ishte kurimi i tij. “Edhe unë dikur si i ri, 22-vjeçar, deri diku 25 kam qenë i prekur prej ankthit kam qenë i prekur në një masë shumë e madhe, një ankthi theksuar, ata që kanë ankth e dinë. E di që sot është një temë që sidomos rinia është e prekur shumë prej saj. E di që është shumë e hidhur të kesh 22 vite jetë dhe të kërkosh qetësues për të fjetur gjumë. E hidhur është për ta prekur si temë me shoqëri ose me njerëz që i ke afër dhe frikësohesh sepse është akoma një temë që nuk e ka hapësirën pasi ka të bëjë me shëndetin mendor. E hidhur është të kesh frikë t’i tregosh familjes por mbi të gjitha me një mjek të mirë dhe përkrahjen e familjes unë i kam kaluar këto sfida por ankthi të përcjell deri në fund të jetës, nuk ka kurim. Ankth e kanë dhe personat e tjerë, prindërit. Është pjesë e jetës vetëm se dikush e ka të theksuar edhe dikush nuk ka fare. Ajo çka doja të jepja si mesazh ose këshillë, ishte të mos mendoni që gjithçka që duhet të bëni për të parandaluar ankthin janë, barnat, qetësuesit, por këshillat e familjes dhe sa më shumë kohë të kaloni me familjen është ilaçi më i mirë që i duhet një të riu për të kaluar fazën e ankthit. Kështu që i përqafoj të gjithë ata që janë me ankth dhe i them mos u trishtoni sepse nuk jeni në depresion, ankthi nuk është një sëmundje është një ç’rregullim emocional që do të kalojë dhe më vonë keni për të qeshur më këtë fakt. Unë e kam kaluar kështu që ju përqafoj të gjithëve dhe iu uroj shëndet!”– ka rrëfyer Mozzik.

Më shumë se gjysma e njerëzve me sëmundje mendore nuk marrin ndihmë për çrregullimet e tyre. Shpesh, njerëzit shmangin ose vonojnë kërkimin e trajtimit për shkak të shqetësimeve se mos trajtohen ndryshe ose frikës se mos humbasin punën dhe jetesën e tyre. Kjo për shkak se stigma, paragjykimi dhe diskriminimi ndaj njerëzve me sëmundje mendore është ende shumë problem.
Të kërkosh ndihmë nuk është turp
Të kërkosh ndihmë, megjithëse mund të duket e thjeshtë, nuk është e lehtë. Por pse është kaq e vështirë të kërkosh ndihmë? Dikush me një kockë të thyer ose grip zakonisht nuk heziton të telefonojë mjekun e tij. Me shëndetin mendor, ky proces është pak më i komplikuar.
Së pari, shëndeti mendor ka ende një stigmë të fortë të lidhur me të në mbarë botën. Njerëzit kanë frikë se do të etiketohen “të çmendur” nëse shohin një profesionist të shëndetit mendor dhe shqetësohen se mund të ndikojë në jetesën ose reputacionin e tyre nëse dikush e merr vesh. Sëmundjet që prekin mendjen tonë vijnë gjithashtu me idenë se është “në kokën tuaj” ose është një “rregullim i qëndrimit” të thjeshtë. Sikur tejkalimi i depresionit të jetë po aq i thjeshtë sa “vetëm” të ngrihesh nga shtrati, ose paniku të kurohet duke i thënë dikujt “të qetësohet”.
“Shumë njerëz besojnë se janë të pamjaftueshëm ose të dështuar nëse duhet të pranojnë se diçka është ‘e gabuar’ me shëndetin e tyre mendor,” thotë psikologu David Susman në blogun e tij. “Për më tepër, ata besojnë se “duhet të jenë në gjendje t’i trajtojnë gjërat” vetë pa ndihmë dhe se duhet të jenë të dobët ose inferiorë që të kërkojnë ndihmë.” Si rezultat i kësaj stigme shoqërore, gati 60 për qind e atyre me një sëmundje mendore nuk marrin trajtim në një vit të caktuar, duke lënë shumë të vuajnë kur nuk duhet. Njerëzit kërkojnë ndihmë për një sërë arsyesh dhe ju nuk keni nevojë të prisni derisa të keni një krizë për të marrë mbështetje.
Në fakt, kërkimi i ndihmës është një hap i madh dhe që tregon jo dobësi, por guxim të konsiderueshëm. Kur të jeni gati, lajmi i mirë është se ka shumë burime të mundshme që do t’ju vijnë në ndihmë, megjithëse mund të duket dërrmuese në fillim. Një mjek, terapistë personalë dhe në internet, grupe mbështetëse, programe dhe klinika të shëndetit mendor në komunitet, programe ndihmëse, qendra këshillimi studentor dhe linja kombëtare të ndihmës mund të jenë të gjitha opsionet që ju duhen.
Nëse ndiheni rehat, tregojini miqve ose familjes. Kërkoni një rekomandim të një personi që mund të ketë kërkuar ndihmë para jush dhe pyesni se si ishte procesi. Ishte e çuditshme të ishe në terapi? A ia vlente procesi?
Mos harroni se të kërkuarit ndihmë ka të bëjë me atë që ju nevojitet dhe meritoni, dhe nuk jeni vetëm.




