Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ditën e shtune ka prezantuar kandidatin për Bashkinë Kuçovë.
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Kuçovë Kreshnik Hajdari tha se pas 30 qershorit bashkia e kuçovës do të jet e qytetarëve dhe jo e militantëve te LSI.
Kuçova do të jetë një vend më i jetueshëm pas 30 qershorit ku në fokus do të jetë ndërtimi i rrugës e cila lidh Lumasin me Kuçovën.
Fjalimi i plotë :
Përshëmdetje Kuçova, lumasi, perondia, kozarja. Faleminderit që jeni kaq shumë sot në këtë takim.
Eshtë emocion dhe privilegj të flas në këtë takim përpara jush, ku kemi dhe kryeministrin e shqipërisë Edi Rama, të cilin dua ta falenderoj për vleresimin dhe përgjegjësinë e madhe, që me besoi kandidimin për kryetar të Bashkisë Kucovë.
Sot, Shqipëria ka përpara saj dy alternativa. E para është ajo e dhunës dhe e bllokimit të rrugës sonë europiane. E dyta, është të vazhdojmë mbi punët e mira, Rilindjen Urbane, investimet që do të ndryshojnë fytyrën e Kuçovës, të vazhdojmë të rrisim punësimin, pagat, të zgjidhim hallat e përditshme, e të ecim hap pas hapi drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Për bashkinë që duam, për Kuçovën që duam është vizioni jonë, për ta bërë këtë qytet më të jetueshëm për secilin prej nesh dhe për të ardhmen e fëmijeve tanë. Unë kam një qëllim: T’u sherbej me përgjegjesi maksimale pa dalim moshe, pa dallim të shtresave shoqërore, pa dallim të bindjeve politike.
Këto katër vite, kjo bashki nuk ka qenë bashkia që të gjithë ne donim. Në këto kater vite kjo bashki u mbush vetëm me militantë të LSI që marrin rrogën nga taksat tona e punë nuk bëjnë hic. Ato taksa që fare mirë mund te shkonin në përmiresimin e infrstrukturës, shtrimin e mirembajtjen e rrugëve, krijimin e shesheve dhe hapësirave publike, pastrimin e kanaleve vaditës, pastrimin e rrugëve të parcelave per fermeret, mund të shkonin për të pastruar më mire qytetin. Asgjë nga këto nuk u bë. Unë e kam të qartë; pas 30 qershorit, reformim i thelle i administratës, reformim teresor i mënyrës së të punuarit. Zyrat e bashkisë do të jenë zyrat e qytetarëve, punonjesit e bashkisë në sherbim të qytetarëve.
Bashkia e re do te ofroje projekte dhe politika stimuluese per biznesin, duke mundesuar ne kete menyre edhe nje rritje te punesimit. Natyrisht qe kemi edhe objektivat e permiresimin e infrastruktures. Me rendesi eshte ndertimi i rruges kucove-lumas, sepse lumasi edhe pse pas reformes territoriale iu bashkua bashkise kucove akoma nuk e ka nje rruge qe te lidhet me kucoven.
Banorët e magjates e kanë shumë të nevojshme rrugën që e lidh me Kuçovën. Banorët e goraj dhe velagoshtit po ashtu. Lagja “11 janari” në pjesën më të madhe akoma është informale. Do të fillojmë menjëherë nga projektet, dhe me të ardhurat e bashkisë apo me ndihmën e qeverisë do të bëjmë të mundur realizimin e këtyre projekteve.
Kryeministri i ka dhënë provat që nuk e lë pas dore Kuçovën. Rruga e lagjes “1 maj”, rruga e lagjes “11 janari”, rruga hyrëse e Kuçovës, parku në qendër të ish- Tec, rikonstruksion i gjimnazit, ndërtimi nga e pra i shkollës “18 tetori”, e natyrisht rruga Kuçovë – Belsh – Elbasan që na lidh më shpejt me Tiranën, janë të gjitha investime të qeverisë.
Të gjitha këtyre, do t’i shtohet një prej investimeve më të mëdha në Shqipëri, të realizuara vetëm falë ndërmjetësimit të qeverisë socialiste, rihapja e aeroportit të Kuçovës, si një bazë moderne e NATO-s, çka do të krijojë punësim dhe do të gjallërojë të gjithë ekonominë lokale.
Dhe me dëshirën tonë për të punuar me shumë vëmendja e qeverisë dhe kryeministrit ndaj Kuçovës do të jetë edhe më e madhe. Prandaj në 30 qershor të shkojmë masivisht në zgjedhje, ta rikthejmë dhe njëherë këtë bashki socialistëve, ta rikthejmë në shërbim të qytetarëve.
Ftoj Kryeministrin!
/UrbanNews.al

