Policia ka dhënë versionin zyrtar të plagosjes me ar.më zjarri të 11-vjeçarit në Pukë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Dom Gjegjan” rreth orës 16:20. Sipas policisë, 17- vjeçari me iniciale R.C. ka qëlluar me ar.më zjarri drejt 11-vjeçarit duke e plagosur në këmbë.
Paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale. I mituri është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Tr.aumës në Tiranë. Policia po punon për kapjen e autorit 17-vjeçar.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me ar.më zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Tr.aumës Tiranë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.




