Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar në lidhje me postimin e bërë në llogarinë e tij në Instagram ku dukej krah një vajze, e cila u dyshua si e dashura e re e reperit.
Reperi publikoi dje një video në Instastory ku shihet në makinë me një vajzë identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar pasi e ka mbuluar portretin e saj me një emoji. Nisur nga fakti që ai vendosi të fshehë identitetin e saj, u aludua se vajza në fjalë e cila është modelja me emrin Megi, është e dashura e tij.
Por, gjatë ditës së sotme reperi ka hedhur poshtë dyshimet përmes një tjetër postimi në profilin e tij në Instagram, ku shprehet se nuk është i lidhur me vajzën me të cilën postoi videon, por “është i lidhur me shumë femra.” Stresi e mbylli videon duke përshëndetur të gjitha ish të dashurat e tij.
“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video.
Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetn personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.”- shprehet Stresi.





