Mosrespektimi i çiklistëve si nga kalimtarët por edhe mungesa e korsive të biçikletave në pjesën dërmuese të qytetit ka sjellë jo pak aksidente në Tiranë.
Rasti i fundit ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 15-vjeçar është përplasur me trafik ndarësen teksa ishte në biçikletë duke pësuar kështu edhe dëmtime.
Fatmirësisht sipas mjekëve, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 09.06.2020, në Sauk, shtetasi i mitur me iniciale K.M., 15 vjeç, duke qarkulluar me biçikletë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jeten.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




