Me siguri të gjithë keni dëgjuar rreth Pablo Escobar, ose edhe mund të keni parë serialin NARCOS. Shumë artistë kanë realizuar këngë me titullin Pablo dhe një këngë të tillë e publikoi reperi i njohur shqiptar, Don Phenom.
“Don Pablo” titullohet projekti që i është kushtuar mbretit kolumbian të drogës, por mbi të gjitha ka tërhequr vëmendjen e vetë djalit të Don Pablos, Juan.
Ky i fundit ka komentuar disa emoji në postimin e reperit shqiptar ndërsa Don Phenom i shkruan:“Shumë respekt për ty”.
Djali i bosit kolumbian të drogës ka ndjekur një rrugë tjetër nga ajo e babait të tij më të qetë dhe larg lëndëve narkotike. Ai ka publikuar dhe një libër kushtuar tij “Pablo Escobar: Babai im”.

![Pas këngës për të atin, djali i PABLO ESCOBAR i shkruan reperit SHQIPTAR! [VIDEO]](https://urbannews.al/wp-content/uploads/2020/05/0d3552e71287be712b87122193fe5f04_L.jpg)



