Sunday, November 8, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Palmer: Tiranës dhe Shkupit i duhet thënë “Po” në mars, Rusia kërkon kaos në Ballkan

admins by admins
February 11, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Palmer: Tiranës dhe Shkupit i duhet thënë “Po” në mars, Rusia kërkon kaos në Ballkan
9
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në një intervistë për Radio Europa e Lirë deklaroi se shpreson që në mars Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat.

“Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi është dakordësuar për ndryshimin emrit të shtetit – nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut – gjë që i ka hapur rrugë përparimit të tij në rrugën e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian. Megjithatë, vitin e kaluar, Këshilli Europian ka dështuar t’i ndajë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim në BE”, u shpreh Palmer.

Por, Palmer, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se shpreson shumë që për këtë çështje të vendoset në muajin mars dhe që përgjigjja të jetë “po”.

“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, tha Palmer.

Zyrtari i lartë i DASH ngriti shqetësimin mbi rrezikun e ndërhyrjes ruse në rajon, duke theksuar se kërkon një Ballkan të përçarë kundër vetes dhe me një element kaosi në të.

“Nëse i identifikoj disa, do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus”, tha Palmer.

Sipas tij, rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata “mund të çojnë poshtë-lart nivelin e tensioneve”.

Palmer shtoi se SHBA-ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është një vizion pozitiv. “Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë”, tha Palmer.

Rusia është fajësuar edhe për mbështetjen e një përpjekjeje për grushtin e shtetit në Mal të Zi në vitin 2016. Rusia mbështet ushtarakisht Serbinë dhe ka lidhje të ngushta me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në një raport të parë nga Radio Evropa e Lirë në nëntor të vitit të kaluar. Palmer është emëruar i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit të kaluar. Pak muaj më vonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Grenell ka realizuar disa vizita në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t’i shtyrë palët drejt normalizimit të marrëdhënieve. Palmer, në një intervistë për një televizion të Serbisë në muajin dhjetor, ka thënë se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohje të ndërsjellë.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të ulen në tryezë, të arrijnë marrëveshje dhe bashkë të përcaktojnë rrugën kah e ardhmja evropiane”,  pati deklaruar kohë më parë Palmer.

Previous Post

Panairi Ndërkombëtar Mesdhetar i Turizmit, Shqipëria në EXPO Tel Aviv

Next Post

OFL/ Bllokohen 6 makina të blinduara në Durrës dhe në Shijak

admins

admins

Related Posts

Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh
Aktualitet

Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale: Super taksë për apartamentet bosh

October 28, 2026
Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Next Post
OFL/ Bllokohen 6 makina të blinduara në Durrës dhe në Shijak

OFL/ Bllokohen 6 makina të blinduara në Durrës dhe në Shijak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In