Operacioni Forca e Ligjit është duke hetuar për mjetet e blinduara që qarkullojnë në vend. Gjashtë mjete të blinduara në pronësi të shtetasve Xh.T., E.D., B.D., dhe I.Gj janë ndaluar këtë të martë. Automjetet e blinduara janë të tipit ‘Benz’, ‘Jeep’ dhe ‘Audi’. Gjashtë makinat në pronësi të katër personave, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, mësohet se janë të personave që janë subjekte të OFL-së. Automjetet e blinduara u bllokuan në Durrës dhe në Shijak dhe po verifikohen nëse janë të vjedhura.