Pavarësisht se e mohojnë se janë bashkë, Andi dhe Melisa, të rinjtë nga “Për’puthen”, u gjenden prova për të kundërtën. Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre.
Por të gjitha detajet, nga ambientet e shtëpise tek rrobat e njejta, u mohuan nga dy të rinjtë dhe Melisa në trysninë e fakteve, la emisionin në gjysëm. Por lidhja e tyre duket se vazhdon.
Një tjetër detaj është zbuluar tek dy të rinjtë, të cilët duket se nuk kanë mësuar nga “gabimet” dhe kanë ndërruar sërish rrobat e tyre. Melisa ka veshur këto ditë këmishën e Andit, teksa ka ndarë edhe video në InstaStory.
Të njëjtën këmishë që ka veshur Melisa, e mbante veshur Andi në intervistën e tij në “Roped ëith Olsi”.







