Është ndarë nga jeta prof. Feçor Agaçi. Lajmin e tirshtë e ka dhënë mjeku infeksionit Erion Dasho, nëpërmjet një postim në rrjetin social ‘Facebook’.
Teksa ngushëllon të afërmit, Dasho shpreson që të kujtohet jo vetëm nga miqtë, por edhe nga mijëra pacientët për të cilët u kujdese dhe qindra mjekët e rinj që i mësoi.
Statusi i plotë:
Sot u nda nga jeta Prof. Feçor Agaçi, mjeku i përkushtuar, profesori i drejtë dhe i ndershëm i Fakultetit të Mjekësisë. Për mua edhe miku më i ngushtë i fëmijërisë së babait tim.
Të qoftë dheu i lehtë, i dashur profesor! Qofsh i kujtuar jo vetëm nga familjarët e miqtë e tu, por edhe nga mijëra pacientët për të cilët u kujdese dhe qindra mjekët e rinj që mësove!





