Një fenomen i pazakontë, që nuk ndodhte prej 30 vitesh, ka ndodhur në rrjetin elektrik në Pukë. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, OSHEE ka publikuar disa foto ku duken shtyllat e tensionit të cilat janë mbërthyer nga akulli. Akulli shkakton jo pak probleme në shtyllat e shpërndarjes së energjisë.
“Pasojat e motit mbi rrjetin elektrik në Pukë, fenomen që nuk ndodhte prej 30 vitesh”,- shkruhet në postim. Siç është paralajmëruar sot dhe në ditët në vijim temperaturat do të jenë nën 0, duke sjellë kështu edhe probleme në furnizimin me energji elektrike.






