Sunday, August 9, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Moses-Ones: Institucionet të punojnë për të vënë në praktikë sistemin e drejtësisë penale

admins by admins
November 22, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Moses-Ones: Institucionet të punojnë për të vënë në praktikë sistemin e drejtësisë penale
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Qeveria dhe institucionet në Shqipëri të punojnë së bashku për të forcuar rregullat dhe, më e rëndësishmja, për të vënë në praktikë të gjithë harkun e sistemit të drejtësisë penale, për të mbrojtur viktimat dhe për të arritur vërtet drejtësi për viktimat”, deklaroi E Ngarkuara me Punë, e ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones në 20 vjetorin e Qendra Psiko-Sociale “Vatra”.

“Shtetet e Bashkuara e shohin trafikimin e personave dhe luftën kundër tij si një prioritet të lartë, dhe sjellin të gjithë ndihmën e duhur për këtë luftë në nivelet më të larta të qeverisë. Ky, është një krim i tmerrshëm, është skllavëria e ditëve tona. Është një krim që përfshin të gjithë globin dhe është një krim me shumë viktima: jo vetëm ata që trafikohen, por edhe familjet, miqtë dhe komunitetet që ata lënë pas”, tha ajo.

“Nëpërmjet ndihmës për organizatat që punojnë në vijën e parë duke ofruar ndihmë për viktimat dhe duke ndihmuar qeveritë të ndërtojnë kapacitete, Shtetet e Bashkuara punojnë me partnerët tanë ndërkombëtarë, si Vatra, për të krijuar një ekip të pandalshëm në këtë luftë kundër kësaj mizorie dhe krimi të tmerrshëm”, tha ajo.

“Siç tha Sekretari Pompeo: “Nëse do të fitojmë këtë luftë, qeveritë kombëtare duhet të fuqizojnë komunitetet lokale për të identifikuar në mënyrë aktive trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të zhvilluar zgjidhje vendore për ta trajtuar atë”. Dhe ne të gjithë e dimë rolin e jashtëzakonshëm që luajnë organizatat e shoqërisë civile dhe sa i pazëvendësueshëm është ai”, u shpreh Moses-Ones.1 nga 6  

“Sonte dëgjuam shumë fjalë për Vatrën dhe se si ajo është një shembull i organizatave të shoqërisë civile. Nuk mund të isha më dakord se kaq! Programet e tyre të edukimit dhe të ndërgjegjësimit, si dhe shërbimet e identifikimit, mbështetjes dhe riintegrimit janë shumë të rëndësishme për viktimat. Prandaj, nuk është rastësi që ne kemi qenë ndër mbështetësit e parë të “Vatrës”, e cila ka qenë pioniere në përpjekjet për të ndihmuar qoftë viktimat e trafikimit, ashtu edhe ato të dhunës në familje, siç e dëgjuam!”, theksoi Moses-Ones.

““Vatra” ishte një nga organizatat e para që sinjalizoi rrezikun e trafikimit të qenieve njerëzore dhe vazhdon të jetë organizata e vetme në Shqipërinë e jugut që ofron shërbime strehimi dhe rehabilitimi për viktimat e viktimat e mundshme të trafikimit dhe dhunës në familje. Ajo ka qenë thelbësore për qindra, në mos mijëra, gra dhe vajza dhe fëmijë në mbarë vendin që e vlerësojnë lirinë e tyre. Dhe ne jemi shumë krenarë që kemi qenë partnerë me Vatrën!”, tha ajo.

Moses-Ones, vlerësoi përpjekjet e jashtëzakonshme të Vera Leskos, “e cila qe e para që e nisi këtë betejë të guximshme kundër trafikimit njëzet vjet më parë, si dhe të Brikena Pukës, Drejtoreshës Ekzekutive. Çfarë udhëheqje e admirueshme dhe e fortë dhe çfarë përkushtimi guximtar! Mund të kujtoj çaste të caktuara gjatë karrierës sime diplomatike, kur jam ndier jashtëzakonisht krenare për të qenurit diplomate dhe amerikane. Por sonte, pasi ju Znj. Lesko folët për shoqërimin e viktimave në gjykatë, dhe taktikat frikësuese të kriminelëve, të cilët i thanë njëri-tjetrit: “Atë e mbështesin Shtetet e Bashkuara, dorëzohu”! Dhe mund t’ju them se Shtetet e Bashkuara janë me ju, prandaj të gjithë kriminelët duhet të dorëzohen që sot e tutje”.

Sigurisht, nënvizoi Moses-Ones, “është bërë përparim, por është thelbësore që lufta të vazhdojë, që beteja të vazhdojë, qeveria dhe institucionet në Shqipëri të punojnë së bashku për të forcuar rregullat dhe, më e rëndësishmja, për të vënë në praktikë të gjithë harkun e sistemit të drejtësisë penale, për të mbrojtur viktimat dhe për të arritur vërtet drejtësi për viktimat”.

Ne, shtoi Moses-Ones, “nuk kemi iluzione se kjo betejë do të mund të fitohet shpejt apo do të mund të fitohet lehtë. Por, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah jush, krah qeverisë shqiptare, institucioneve të shoqërisë civile, Vatrës dhe, krejt sinqerisht, në krah të të gjitha nuancave dhe formave të aleatëve antitrafikim, të cilët i bashkohen luftës kundër trafikimit të personave, si dhe luftës kundër fatkeqësisë së dhunës në familje!”

/gj.mima/ /a.g/

Previous Post

Horoskopi 22 Nentor 2019

Next Post

Kalon me sukses vettingun, KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Kalon me sukses vettingun, KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës

Kalon me sukses vettingun, KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In