Komisioni i Posaçëm i Apelimit konfirmon në detyrë Kleanthi Zekën, prokurori në Gjykatën e Apelit në Vlorë.
Trupa gjykesuese e përbërë nga Etleda Çiftja, kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Roland Ilia anëtar e nxorën prokurorin të pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit.
Kleanthi Zeka ka qenë më parë oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në qershor të 2014-ës u emërua prokuror i Apelit në Vlorë, detyrë të cilën e mban edhe sot.
“Kam plotësuar kuadrin pozitiv për të tri kriteret. Jam familjar, i mbyllur dhe jo i qejfit, duke shmangur kështu kontaktet e papërshtatshme si edhe kam burime të ligjshme,” tha Zeka në fund të seancës.




