Saturday, September 19, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

“Mos e marrim mësysh kryetarin”, Rama porosit dibranët: Në zgjedhje s’dolëm mirë, duhet të rimarrim 3 mandatet që na takojnë

admins by admins
June 18, 2022
in Politikë
A A
0
“Mos e marrim mësysh kryetarin”, Rama porosit dibranët: Në zgjedhje s’dolëm mirë, duhet të rimarrim 3 mandatet që na takojnë
0
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë në 61 bashkitë e vendit. Nga Peshkopia ai ka kërkuar sërish sot mbështetjen e qytetarëve për kryetarin e bashkisë,  Muharrem Ramën. Gjatë takimit me banorët atje, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se “burrat bëjnë si të fortë, por drejtohen nga gratë”.

Ndër të tjera Rama tha se në zgjedhjet e fundit në Dibër kanë marrë një rezultat një të mirë, i cili sipas tij, duhet rregulluar në zgjedhjet e ardhshme, ku duhen marrë edhe ato tre mandatet e humbura.

“Ishte një situatë xhungle, po shyqyr që kemi gratë, që dhe burrat e mbajnë veten se ndryshe do kishin ikur fare. Justifikimi se s’ka gra është kot, qoftë dhe në fshatin më të largët. Madje, sa më shumë burra të bëjnë si të fortë, aq më shumë drejtohen nga gratë, veçse e marrin drejtimin nga shtëpia, jo nga kafja ku rrinë. Jemi të qartë për këtë, sidomos këtu në Dibër, ku ka plot gra e vajza që janë aktive në PS. Kjo është një traditë shumë e mirë, që duhet fuqizuar.

Ne kemi marrë një rezultat jo të mirë në Dibër në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, nuk e kemi arritur objektivin. Është një nga të paktat zona apo qarqe, ku ne nuk e arritëm objektivin tonë. Mirëpo, patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u pa shumë qartë se kur ju doni, nuk ka asgjë që ju pengon të realizoni objektivin. Dibranët kanë një zotësi shumë speciale.

Mësimet e nxjerra do të na vlejnë të gjithëve dhe jam i bindur se jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore, ku ne patjetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë, që e keni pritur shumë mirë dhe që Dibra e ka mirëpritur masivisht, dhe që për të dëgjoj vetëm fjalë të mira, po kjo duhet parë, se kur thuhen shumë fjalë të mira, nuk është domosdoshmërisht e tillë, por mos e marrshin në mësysh kryetarin, se pastaj fillojnë ato hedhje-pritjet pas krahëve të dibranëve dhe na mori lumi.

Ai është një drejtues që do të bëjë shumë punë dhe që ne do ta mbështesim shumë, por duhet të rimarrim ato tre mandatet që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi këtu për të arritur të gjitha objektivat që i kemi vënë vetes dhe për ta bërë Shqipërinë e 2030 vendin që meritojnë fëmijët tanë”, tha kryeministri Rama.

Previous Post

“Në të njëjtin burg me Tahirin dhe Kakamat e Vlorës”, Cllevio Serbiano flet nga qelia

Next Post

Bitcoin merr të tatëpjetën, bie në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2020

admins

admins

Related Posts

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Mblidhet kryesia e PS/ Ja 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama mbledh sot në seli deputetët socialistë të Tiranës

March 4, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!
Politikë

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!

January 30, 2026
Next Post
Bitcoin merr të tatëpjetën, bie në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2020

Bitcoin merr të tatëpjetën, bie në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2020

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In