Friday, May 15, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Ministrja Xhaçka jep lajmin e mirë: Në tetor hapim programin bachelor në Akademinë e FA

admins by admins
June 28, 2020
in Aktualitet
A A
5
Ministrja Xhaçka jep lajmin e mirë: Në tetor hapim programin bachelor në Akademinë e FA
0
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Pesëdhjetë e tre nënkolonelë dhe majorë të FA shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë përfunduan me sukses vitin akademik 2019-2020 në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Nënkolonelët ndoqën për rreth 1 vit Kursin e Lartë të Oficerit, ndërsa majorët atë të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Në ceremoninë e përfundimit të këtyre dy kurseve ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përgëzoi oficerët dhe pedagogët për vullnetin për ta përfunduar vitin akademik edhe kushtet e vështira të diktuara nga pandemia.

“Jemi në prag të një ngjarje vërtet të rëndësishme, që është rezultat i një pune shumë të gjatë e të vështirë nga të gjithë ne. Pasi jemi duke kryer përgatitjet e fundit për të hapur programin bachelor në Akademinë e FA!

Jemi në prag të një momenti kur Akademia e FA do të rifitojë me të drejta të plota rolin e saj si një nga shtyllat e ringritjes dhe modernizimit të FA! Duke shërbyer si një institucion i mirëfilltë publik i arsimit të lartë!

Akreditimi i Akademisë së FA si një institucion i arsimit të lartë, nuk është thjesht një mundësi për të përgatitur kuadro më të mirë për nevojat e mbrojtjes e sigurisë. Kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të thithur talente të reja në familjen tonë, djem e vajza që do të shohin tek FA mundësinë reale për të ndërtuar një karrierë, si profesionistë të arsimuar. Një karrierë që më të aftët e të talentuarit prej tyre mund t’i çojë shumë larg e shumë lart, përtej radhëve të FA sonë, e deri në zyrat e Aleancës ku ne bëjmë pjesë.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Në përfundim, ministrja Xhacka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i KDS gjeneral brigade Bajram Bega dhe atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Tiranë, kolonel Bashkim Shillova i dorëzuan diplomat kursantëve më të spikatur.

Kursin e Lartë të Oficerit e ndoqën 17 nënkolonelë, mes të cilëve 2 nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm e ndoqën 36 majorë, 6 prej të cilëve nga FSK.

Previous Post

Transportonin ilegalisht emigrantë, arrestohen 5 persona në Korçë

Next Post

Shqetësuese situata në vend, MSH: Shtohen shtrimet në Spitalin Infektiv, ndërsa 2 janë në intubim

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Del bilanci i fundit, MSH: Dy të vdekur e 61 infektime të reja nga COVID në 24 orët e fundit

Shqetësuese situata në vend, MSH: Shtohen shtrimet në Spitalin Infektiv, ndërsa 2 janë në intubim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In