Qeveria greke ka treguar masat e reja anti-koronavirus që do të hyjnë në fuqi në fillim të muajit shtator. Masat e marra nga qeveria nuk janë pritur mirë nga populli grek.
Qeveria greke ka treguar rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi për të luftuar përhapjen e COVID në vend. Sipas rregullave të reja të gjithë qytetarët e pavaksinuar nuk do të lejohen të hyjnë nëpër bare, restorante dhe klubet e vendit.
Muzetë dhe kinematë do të lejojnë vizitorët që nuk janë vaksinuar nëse ata tregojnë një test negativ të COVID. Masat e qeverisë greke janë të ngjashme me ato të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, shtete të tjera të Bashkimit Europian që i kërkojnë njerëzve të tregojnë një çertifikatë vaksinimi për të hyrë nëpër bare dhe restorante.
Zyrtarët e qeverisë greke i quajtën masat e reja “të nevojshme për të ndaluar përkeqsimin e situatës të COVID në vend”. Koronavirusi është përhapur në disa nga ishujt më të famshëm të Greqisë për shkak të sezonit turistik i cili nuk ka arritur të shpëtojë ekonominë greke nga kriza e krijuar nga koronavirusi.




