Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është aksidentuar nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet M.H., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.06.2020, rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz, mjeti me drejtues M.H, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.