Në fotografinë që ka publikuar me të ndjerin, Çipi shkruan se “Sot i dha dozën e fundit pasi për dy javë piu he lmin e tij.” Për këtë i referohet faktit që Radoja ishte i shtruar në spital, në gjendje të rëndë nga koronavirusi.
“Njerëzit si ti janë të rrallë, prandaj unë nuk qaj për ty që ke v dek ur, po për ne që kemi mbetur”, shkruan Çipi.
Postimi i plotë: Pritja ta zbuska tro nditjen, por jo pikëllimin. Dy javë piva përditë h elmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit.
Ma helmov e shpirtin, miku im i shtrenjtë Gulielm! Ta fal këtë “gabim”, sepse asgjë nuk mund të zbehë sadopak dashurinë dhe miqësinë, që me dhurove në 28 vitet e njohjes sonë.
Por më ke lënë një zbrazëti, që nuk do të ma mbushë askush e asgjë. Artistë të mëdhenj ky vend ka nxjerrë e, ndoshta, do të nxjerrë prapë. Por njerëzit si ti i ka gjithmonë e më të rrallë. E prandaj unë sot nuk qaj për ty qi ke dek, por për na qi kena mbet’…





