Për Guljemin.. Hë Guljemo..He..Prap me ato shakat e tuaja ti.. Leri mor Lem këto se nuk i ha populli…S’ke ku të ikësh…Hiç ore..Faareee…
E kemi lënë të ikim në Breshia, të takojmë Pëllumbin, apo jo?..E pra..Po më del i pa besë?..Po shkon vetëm?…Leri pra këto..
Trishtove gruan tënde të dashur, vajzën, djalin, trishtove miqtë shokët, kolegët, trishtove të gjithë ata që i deshe e të duan, i rspektove e të rspektojnë…
Tani, hajde…Leri ato shakat e tua që na bënin të qeshnim me gjith shpirtë për ato të vërteta të hithura nga buronin..
Lëre edhe këtë shaka me këtë hithërim..
Ta njohë atë shpirtin tënd fluturak që gjithnjë ishte në fluturim, por, jo..Nuk mund të fluturosh aq larg, sa…Jo..
Sepse shpirti jotë nuk mund të jetoj kurr në vetmi..
Ndaj…As ti nuk ikën dot dhe as ne nuk të lëmë dot…
S’ke ku të ikësh o Lem, jooo…Hiç ore..Faareee /Tit Çerma.




