Luiz Ejlli është njeriu më i klikuar për momentin dhe pa dyshim është personazhi më i spikatur aktualisht në Shqipëri dhe jo vetëm. Audienca e Top Channel ka arritur rekorde marramendëse vetëm në saj të Luizit. Ai padyshim është dhe arsyeja pse të gjithë ndjekin Big Brotherin.
Luizi ka arritur një sërë rekordesh ku më i spikaturi është audienca në “Tik-Tok” ku ka kaluar shifrën e 3.7 milardë klilimeve duke u renditur si Vipi i dytë Shqiptar me më shumë klikime.
Luizi shpesh herë flet për “Instagramin” ku para se të futej në Big Brother ka pasur vetëm 200 follow, ndërsa aktualisht ka kaluar në shifrën e 567 mijë ndjekësve. Kjo shifër është arritur në 76 ditë që tregon audiencën e fortë që ka kengetari shkodran. Luizi së fundmi ka kaluar edhe kryeministrin Edi Rama i cili numëron 556 mijë ndjekës në Instagram.






