Moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani dhe regjizori Eduart Grishaj janë bërë prindër të një djali.
Lajmin e bëri me dije vetë Grishaj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Bashkangjitur postimit ku shfaqet me vogëlushin e tij në krahë, regjizori shkruan: “Lindi dielli”. Eduarti u bë baba për herë të parë, ndërkohë Arbana ka dhe një djalë me ish-bashkëshortin, Jonin i cili duhet thënë se shkon shumë mirë me Eduartin.
