Sunday, April 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Ligji i ri dyfishim i gjobave për mos heqjen e patentave

admins by admins
May 6, 2019
in Aktualitet
A A
0
Ligji i ri dyfishim i gjobave për mos heqjen e patentave
113
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kuvendi ka parashikuar të votojë në seancë plenare këtë të mërkurë një amendament që ndryshon sanksionet për drejtuesit e automjeteve. Amendamenti i propozuar në fakt sjell dyfishimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve në këmbim të mospezullimit të lejes së drejtimit.

Referuar projektligjit, ky ndryshim u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve që nuk janë shqiptarë, të cilëve bllokimi i patentës u sjell shumë problematika.

“Në këto kushte, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar shqetësimet e shtetasve kosovarë, emigrantëve, por dhe shtetasve të huaj, si drejtues mjetesh, që udhëtojnë në një numër shumë të madh në Shqipëri, veçanërisht gjatë periudhës së verës, si dhe duke marrë në konsideratë faktin që duhet të shmangim hallka të panevojshme institucionale për zbatimin e Kodit Rrugor dhe mirëfunksionimin e ligjit, paraqes nismën ligjore për të ndryshuar pikën 3 të nenit 127 dhe për shtuar dy pika të tjera 3/1 dhe 3/2, të cilat rregullojnë përfundimisht problematikat e hasura deri me sot për këtë çështje” shkruan propozuesi i nismës, deputeti Pjerin Ndreu.

Argumentet e paraqitura për nismën e propozuar janë si më poshtë:

-Ndryshimi dhe shtesat në pikën 3 të nenit 127 bëhen me qëllim unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-së, me qellim që edhe vendi ynë të vendosë dhe të aplikojë ato standarde;

-Propozimi për dyfishim të sanksionit me masë administrative në “këmbim” të mospezullimit të lejedrejtimit për drejtuesit e mjeteve me lejedrejtimi të lëshuar nga një shtet i huaj, do të jetë një masë lehtësuese për drejtuesit e mjeteve;

-Ky ndryshim do të ketë një impakt mjaft pozitiv për drejtuesit e mjeteve nga Kosova, të cilët tranzitojnë në Shqipëri çdo fundjavë dhe sidomos për sezonin turistik;

-Impakt pozitiv ndryshimi do të ketë edhe për drejtuesit e mjeteve joshqiptare me kombësi të huaj, të cilët do të ndjejnë “shtrëngesën” në pagesën e një mase dyfish për shkeljen e kryer dhe nuk do të kenë vonesa dhe humbje të panevojshme nga shkuarja tek Institucioni i Prefektit për të aplikuar për falje etj.;

-Ndryshimi i propozuar do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve të mësipërme të parashikuara dhe vjelja dyfish të shumës së masës administrative të parashikuar për dispozitën e shkelur;

-Amendimi i propozuar do të ndikojë drejtpërdrejtë për eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe të perceptimit negativ që ekziston në publik për Policinë Rrugore, e cila sot aplikon masat për këtë kategori në zbatim të dispozitës përkatëse, por “perceptimi” mbetet pasi diferencat dhe ndryshimet në legjislacionet rrugorë të huaja me ligjin shqiptar e krijojnë këtë perceptim.

Nisma e propozuar është në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi për Kodin Rrugor dhe Rregulloren e Kuvendit. Projektligji, si projektligj joqeveritar, nuk ka ndikim në buxhetin e shtetit që sjell rritjen e shpenzimeve apo pakësim të të ardhurave.

Nisma është e depozituar në Kuvend që prej vitit 2018.

Previous Post

Shemben 40 ndërtime pa leje në Shëngjin para sezonit të verës

Next Post

Vetura 4 milionëshe e policisë së Abu Dabit

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Vetura 4 milionëshe e policisë së Abu Dabit

Vetura 4 milionëshe e policisë së Abu Dabit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In