Thursday, September 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Ligj për ushqimet që ndalohen të shiten dhe konsumohen në shkolla (Lista e plotë)

admins by admins
October 26, 2021
in Aktualitet
A A
0
Ligj për ushqimet që ndalohen të shiten dhe konsumohen në shkolla (Lista e plotë)
0
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Disa ushqime, të cilësuara si të pashëndetshme për shëndetin e fëmijëve nuk do të lejohen të tregtohen më në ambientet brenda apo pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të vendit. Rregullorja e hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, përfshin një listë me produktet ‘e ndaluara’

Kërkesat dhe rregullat e Rregullores do të zbatohen në çdo rast të ofrimit të ushqimit në institucionet arsimore, pavarësisht frekuencës dhe masës së ushqimit të ofruar ose mënyrës së realizimit, nëse përgatitet në mensën e institucionit arsimor parauniversitar. Rregullat që lidhen me përshtatjen e mjediseve shkollore dhe me kushtet e higjienës, zbatohen në çdo rast të konsumimit të ushqimit në shkolla, edhe kur nxënësit e sjellin ushqimin me vete.

Ligji sqaron se përgjegjës për zbatimin e këtyre rregullave është institucioni arsimor që duhet të monitorojë standardet e ushqimit në mjediset e shkollave.

Lista e ushqimeve të ndaluara për t’u furnizuar e ofruar në mjediset e institucioneve arsimore
Nuk lejohet të ofrohen ushqimet e mëposhtme: 1. Kripë tryeze dhe përbërës të tjerë: ripë shtesë nuk duhet të sigurohet në shkolla; – nëse ka në dispozicion aromatizues, ato duhet të shpërndahen vetëm në porcione jo më shumë se 10 ml /pjesë ( si p.sh.: ketchup domatesh, majonezë, mustardë etj.).

2. Ëmbëlsira të paketuara: Çokollatë dhe produkte çokollate (çokollatë e thjeshtë ose e bardhë, vezë të mbushura me çokollatë, çokokrem); Produkte të veshura me çokollatë (p.sh.: biskota pjesërisht ose plotësisht të veshura, fruta ose arra të veshura me çokollatë, akullore dhe drithëra të veshura me çokollatë); Ëmbëlsirë duke përfshirë ëmbëlsirat pa sheqer (p.sh çamçakëz, xhelatina, likuiricia, karamele të çdo lloji përfshirë menta, lëpirëse sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmalloës, dhe ëmbëlsira të tjera); Çokollatë, kos ose fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer; Bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.

3. Ushqime të skuqura: Ushqime të skuqura, përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin, për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla, etj.

4. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks): Ushqime të aromatizuara me një përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e specifikuara në aneksin 1, dhe në një madhësi paketimi më të madhe se 25 g. Megjithëse snacks mund të përmbushin kriteret specifike të mësipërme, shkollat duhet të marrin në konsideratë të veçantë vendosjen dhe disponueshmërinë e ushqimeve të tilla, p.sh në makinat e shitjes, pasi këto produkte nuk lejohen të ofrohen gjatë shërbimit të vaktit të drekës në shkollë.

Nuk lejohet të ofrohen pijet e mëposhtme, pijet freskuese (me ose pa gaz) duke përfshirë ujëra me aromë, pijet e cilësuara si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë, pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar, lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar, lëngjet e ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije, qumësht i plotë, pijet energjike.

 Lista e ushqimeve të lejuara për t’u furnizuar e ofruar në mjediset e institucioneve arsimore
A. Ushqimet që mund të ofrohen në institucionet arsimore: fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë), fruta të konservuara në lëng natyral, perime të papërpunuara.

B. Ushqime që mund të sigurohen vetëm nëse plotësohen kriteret specifike: Fruta të thata (pa sheqer ose kripë të shtuar). Ushqime të aromatizuara që kanë sasi të reduktuar të disa elementeve ushqimore. Këtu përfshihen, për shembull: patatina e produkte të ngjashme me patatinat, kokoshka të kripura ose të ëmbëlsuara, krakers orizi, ëmbëlsira me tërshërë, grisini me ose pa fara. Kriteret: Lejohen vetëm snack-e të parapaketuara: me madhësi paketimi jo më shumë se 25 g; jo më shumë se 22 g yndyrë për 100 g; jo më shumë se 2 g yndyrë për 100 g; jo më shumë se 0.6 g natrium për 100 g; jo më shumë se 3 g sheqer në total për 100 g.

C. Pijet që lejohen të ofrohen në institucionet arsimore janë: 1. Uji i pijshëm i rrjetit duhet të jetë i disponueshëm. Nxënësit duhet të kenë qasje të lehtë në çdo kohë në ujë të pijshëm falas dhe të freskët.

2. Pije të tjera që lejohen të ofrohen: ujë mineral (natyral ose i gazuar); qumësht i skremuar, gjysmë i skremuar ose qumësht tjetër me yndyrë të ulët. Kriteret: jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml; jo më shumë se 5 g sheqerna totale për 100 ml; jo më shumë se 10 g sheqerna totale për madhësinë e porcionit.

3. Pije të tjera që lejohen të sigurohen, nëse plotësohen kriteret specifike: Pije me bazë qumështi dhe kosi të pijshëm, të ftohta ose të ngrohta, si çokollatë ose kakao e nxehtë, milkshakes dhe smoothies të bëra me kos ose qumësht. Kriteret: jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml; jo më shumë se 10 g sheqerna totale për 100 ml; jo më shumë se 20 g sheqerna totale për racion.

4. Pije të pasuruara me kalcium: jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml; jo më shumë se 5 g sheqerna totale për 100 ml; jo më shumë se 10 g sheqerna totale për madhësinë e porcionit.

5. Çaj dhe kafe 6. Lëngje frutash dhe lëngje perimesh, me kusht që madhësia e racionit të mos jetë më shumë se 200 ml. 7. Një përzierje që përmban cilindo nga përbërësit e mëposhtëm, ose vetëm ose në kombinim, pa sheqer ose kripë të shtuar dhe një madhësi maksimale të racionit prej 200 ml: fruta; perime; lëngje frutash; lëngje perimesh.

8. Pije nga kombinimi i ujit me lëngje frutash dhe/ose lëngje perimesh. Pije të bëra me një kombinim të ujit mineral, të pagazuar ose të gazuar, dhe lëng frutash dhe/ose perimesh. Top Channel

Previous Post

Deputeti fotografon Belinda Ballukun në mbledhje, ministrja: Pse më bën foto? Kush je ti…

Next Post

Damian Gjiknuri mbledh kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit, zbulohen detajet e takimit

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Damian Gjiknuri mbledh kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit, zbulohen detajet e takimit

Damian Gjiknuri mbledh kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit, zbulohen detajet e takimit

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In