Ditën e sotme, këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ka publikuar një foto ku shfaqet shumë elegante me një fustan lejla, me një të çarë shumë të gjatë. “Jeta është më e bukur pas të dyzetave”,
– ka shkuar këngëtarja bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komplimente pafund. Ledina ka lindur më 9 shkurt të vitit 1977 dhe momentalisht është 45-vjeçare.
Ajo mbahet mend për një sërë hitesh që kanë pushtuar tregun muzikor shqiptar si: “Nesër shkoj”, “Të ndjej të huaj”, “Fal” e të tjera.








