Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën në orën 10:00 me rendin e ditës “diskutimi i çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit”.
Siç duket e hëna do të jetë një ditë e ngjeshur me aktivitete politike në vend, pasi Presidenti i Republikës do të mbajë tubimin kundër “grushtit të shtetit”, në orën 17:00.
Mbetet për t’u parë nëse sot në seancën plenare, kushtuar zgjedhësve, do të diskutohet për këta të fundit.
Megjithatë, vështirë të ndodhë që jashtë diskutimeve të deputetëve të mos komentohet tubimi i Presidentit.





