Wednesday, June 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Kuvendi miraton me 94 vota ligjin e pronësisë, Balla: Ja kategoritë që përfitojnë

admins by admins
March 5, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Kuvendi miraton me 94 vota ligjin e pronësisë, Balla: Ja kategoritë që përfitojnë
2
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kuvendi miratoi sot me 94 vota pro, 8 abstenime dhe 4 vota kundër projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Pak para miratimit të këtij projektligji, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se “ky projektligj mban një angazhim që ka të bëjë me legalizimin e plotë të të gjitha banesave dhe çdo lloj investimi tjetër të kryer nga çdo familje që jeton në fshat”.

“Kjo do të garantojë që të gjitha familjet që kanë një investim në fshat, ky investim t’u legalizohet. Këtu bën përjashtim çdo lloj investimi i kryer në zona me përparësi turizmin,  pranë veprave kryesore të infrastrukturës publike, akseve kombëtare, ndërtimet në oborret e shkollave dhe me territoret e destinuara për investime publike”, – tha Balla.

Po ashtu Balla tha se nga ky projektligj përfitojnë 220 mijë familje në gjithë Shqipërinë që kanë 30 vjet që mbajnë në duar AMTP-të, ndërkohë që nesër do të marrin certifikatat e pronësisë.

“Të gjithë ata që prej 30 vitesh kanë shtëpitë e ndërtuara para viteve ’90, por që nuk kishin asnjë copë letër për arsyet që dihen, edhe për shkak të problematikave që lidhen me sistemin e vjetër, t’i gëzojnë shtëpitë dhe oborret që kanë ndërtuar para viteve ’90!” – tha Balla.

Një tjetër kategori përfituese, sipas tij, janë ata që kanë ndërtuar shtëpi me leje të organeve vendore në truall shtetëror.

“Paulin Stërkaj dhe unë kemi të njëjtin problem në zonat tona elektorale. Në Malësi të Madhe dhe në Librazhd tokat janë ndarë sipas sinoreve të vjetra dhe asnjë prej familjeve nuk ka pasur dot certifikatë pronësie për shkak të këtij problemi. Ky problem merr sot një zgjidhje përfundimtare dhe secili që ka tokën në përdorim prej sot është pronar i tokës dhe ta gëzoj”, – theksoi Balla.

Po ashtu, ai tha se “legalizohen të gjitha shtëpitë në fshat dhe këtë e mundëson amendamenti dhe sqarimi përkatës”.

Kategori tjetër përfituese, sipas Ballës, “janë të gjithë banorët që u ka humbur ndërtuesi, ka ikur në drejtim të paditur, apo nuk jeton më, të cilëve u legalizohen apartamentet që kanë dhe marrin certifikatën e pronësisë”.

“E fundit, por që është dimensioni tejet social, prej sot kush nuk hyn në proces legalizimi nuk do të hidhet më në rrugë, por do të trajtohet mes gjithë politikave të mundshme sociale. Do të marrë një kompensim në bazë të vlerës së caktuar, do të regjistrohet dhe do të dëmshpërblehet për banesën që pengon një investim të rëndësishëm dhe nuk do të jetë më peng”, – tha Balla. /r.e/

Previous Post

Miratohet 89 vota pro paketa AntiKÇK

Next Post

Rama takim me Presidentin e Bullgarisë, Radev

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Rama takim me Presidentin e Bullgarisë, Radev

Rama takim me Presidentin e Bullgarisë, Radev

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In