Pas surprizës shumë të bukur që Luizi kishte përgatitur për festën e Shën Valentinit për partneren e tij Kiara Tito, duke i dedikuar asaj një këngë, kjo e mërkurë nuk e ka gjetur aspak mirë çiftin. Këngëtari vendosi t’i marrë moderatores varësen me kryq që i dhuroi pak ditë më parë.
Ky veprim i papritur i Luizit duket se ka shqetësuar mjaftueshëm Kiarën, e cila e ka pyetur vazhdimisht se pse ia kishte marrë varësen. Këngëtari vendosi mos t’i japë shumë shpjegime, por i tha se e do shumë dhe çdo gjë e tij është dhe e saj.
Pjesë nga biseda: Luizi: Unë të dua me gjithë shpirt dhe jap jetën për ty
Kiara: Por varësen e more sepse…
Luizi: Ça është e imja është e jotja
Kiara: Pse iku varësja?
Luizi: Nuk iku është aty, unë të kam thënë që do të ta lë derisa të dalësh nga këtu, por tani po bëj sikur ti nuk je këtu.
Kiara: Pse ke nevojë të bësh skema?
Luizi: Po por kjo nuk është pjesë e skemës
Kiara: Ti nuk i mban ndonjëherë premtimet
Luizi: Ndonjëherë? Unë nuk e di pse më beson akoma
Kiara: Kjo e fundit nuk më pëlqeu si lëvizje, e kam seriozisht. Më ngeli shumë qejfi




