Klea Huta dhe Elgit Doda bëhën prindër për herë të parë.
Këtë e njoftoi vetë Klea nëpërmjet një portimi në Instagram ku zbulon edhe se djalin e kanë quajtur Krid.
TE DASHUROJME KRID! 04/06/2020, shkruan Kela krah postimit në të cilin ka falenderuar çdo person që i është gjendur pranë gjatë shtatzanisë.
“Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.”, e mbyll postimin mami i Krid.