Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Jurgena Tusha është vajza që i menaxhon Instagram Luizit, deri para pak ditësh, teksa shpesh në median rozë është aluduar se ajo ka qenë ish e dashura e Luizit, dyshime të nisura dhe nga disa deklarata të Luizit në Big Brother Vip.
Por, Kiara duket se nuk i ka kushtuar aspak rëndësi emrit të “Genës” si brenda shtëpisë së BBV, por edhe pas daljes, për t’u interesuar më shumë se kush është ajo. E pyetur ditën e sotme në “Big Brother Fun Club”, Kiara mbeti paksa e habitur dhe mendoi se flitej për Genën, tezen e saj, dhe më pas tha se nuk ka informacion për këtë pjesë.




