Trajneri Jose Mourinho ka hequr unazën e martesës mes thashethemeve se është ndarë nga dashuria e tij e fëmijërisë.
Mourinho u martua me Matilde Faria 30 vite më parë.
Por babai i dy fëmijëve është parë pa unazën e tij të martesës në ndeshjen Liverpool-Manchester City të dielën.
Muajin e kaluar gjithashtu është vënë re pa unazë ndërsa shëtiste pranë shtëpisë së tij në Chelsea më 10 tetor.
Por një përfaqësues i trajnerit tha për mediat se ishte gjithçka në rregull me martesën e ti j dhe se ai kishte harruar të vinte unazën.
56-vjeçari u takua me bashkëshorten e tij Matilde kur ishin adoleshentë dhe janë bashkë që nga ajo kohë.
Javën e kaluar, Matilde ishte me pushime në New York për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre 23-vjeçare, Matilde së bashku me djalin Jose Jr., 19 vjeç.
Mourinho nuk është fotografuar me bashkëshorten e tij 54-vjeçare që nga shkurti i këtij viti.
Ndërkohë trajneri ka deklaruar më parë se gjëja më e rëndësishme në jetën e tij është familja dhe të qenit baba i mirë.




