Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi ka dorëzuar kërkesën për dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut. Peçi është kryebashkiaku i dytë pas Agron Malaj, i cili dorëzon postin brenda ditës së sotme.
Dorëheqja e Tërmet Peçit lidhet me synimin e këtij të fundit për të marrë pjesë në garën për mandatin e deputetit në listat e Partisë Socialiste në parlamentaret e 11 majit. Sipas asaj që është bërë me dije deri më tani në media, Peçi do të garojë për deputet në qarkun e Gjirokastrës ndërsa Malaj në qarkun e Dibrës.
Detyrat e Tërmet Peçit do t’i kalojnë zëvendëskryetarit deri në momentin e zgjedhjes së kryebashkiakut të ri.




