Ditën e sotme u nda nga jeta kontautori i njohur Kujtim Prodani, humbje e cila ka prekur mbarë botën e artit në Shqipëri.
I afërmi i tij dhe këngëtari i njohur Voltan Prodani, ka shpërndarë një foto të momenteve të fundit të kantautorit nga ambientet e spitalit Covid 2.
“Foto e fundit nga i shtrenjti ynë. Këtë foto nuk do ta harrojë kurrë gjithë jetën. Fluturo o shpirt i lirë”, shkruan Voltan Prodani në mbishkrimin e fotos së fundit që Kujtimi i ka nisur nga spitali.
Kujtojmë se artisti Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi, pas një beteje disa ditore me virusin e rrezikshëm.






