Friday, September 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Histori: Çfarë ka ndodhur më 4 dhjetor?

admins by admins
December 4, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

1619 – 38 kolonistë nga krahina Berkeley e Anglisë zbarkojnë në Virxhinia dhe falenderojnë Zotin (falenderimet e para nga të ardhurit në Amerikë).

1674 – Ati Jacques Marquette themelon një mision në brigjet e liqenit Michigan për të shërbyer në territorin Illiniwek (misioni më vonë do të rritej, zona rreth tij u popullua për t’u bërë qyteti Çikago, Illinois).

1881 – Botohet numri i parë i gazetës Los Angeles Times. Në vitin 2008, Los Angeles Times ishte gazeta e parë më e madhe metropolitane në qarkullim në Shtetet e Bashkuara dhe gazeta e katërt më e përhapur në vend.

1912 – Qeveria e parë shqiptare fillon nga puna nën kryesinë e Ismail Qemalit. Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit Po më 4 dhjetor, Vlora u godit me artileri nga flota greke që kishte bllokuar portin. Trupat greke gjithashtu pushtuan ishullin e Sazanit, duke kontrolluar hyrjen në portin e Vlorës dhe këputën kabllon e komunikimit Shqipëri – Itali, e vetmja lidhje e vendit me botën e jashtme. Grekët gjithashu tentuan të merrni Sarandën.

1918 – Presidenti amerikan Woodrow Wilson niset për në bisedimet e paqes në Versajës, pas luftës së parë botërore, duke u bërë presidenti i parë amerikan që udhëtonte në Evropë, gjatë kohës në detyrë. Shumë shpejt, Wilson u vu në krye negociatave dhe shpalli 14 idetë ose pikat e tij për të shmangur një konflikt tjetër të tmerrshem siç ishte Lufta e Parë Botërore. Në vitin 1919, Wilson shkoi në Paris për themelimin e Lidhjes së Kombeve dhe paraqitjen e Traktatit të Versajës, me vëmendje të veçantë në krijimin e vendeve të reja nga perandoria e shpërbërë osmane.

1922 – Vendosen marrëdhëniet diplomatike SHBA – Shqiperi; i dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë Ulysses Grant – Smith paraqet letrat kredenciale pranë qeverisë shqiptare në Tiranë. Ky ishte nje proces i filluar me 25 Korrik 1922, kur Sekretari amerikan i Shtetit Charles Evans Hughes informoi me shkrim Komisionerin amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake, se mund të njoftonte Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për njohjen de jure të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara. Marrëdhëniet diplomatike vazhduan për mbi 15 vjet, deri më 5 qershor, 1939 kur ministri shqiptar i Punëve të Jashtme njoftoi ministrin amerikan në Shqipëri se Italia kishte marrë kontrollin e punëve të Jashtme të Shqipërisë. Legata amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht më 16 shtator 1939. Pas luftës, një mision amerikan u dërgua jo-zyrtarisht në Shqipëri në vitin 1945 për të studiuar mundësinë e rivendosjes se marrëdhënieve, por mosmarrëveshjet me qeverine komuniste bënë që Shtetet e Bashkuara t’a tërhiqnin misionin në nëntor 1946. Pas kësaj, Shqipëria nën diktatorin Enver Hoxha u bë një nga vendet më të izoluara në botë. Pas vdekjes së Hoxhës dhe reformat e mëvonshme politike dhe shoqërore, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rifilluan marrëdhëniet diplomatike më 15 mars, 1991, kur ministri i Jashtëm shqiptar Muhamet Kapllani dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Raymond Seitz nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Uashington. Në prill të vitit 2008, Shqipëria mori ftesë për t’u bashkuar me NATOn dhe më 2009 u bë anëtare e plotë e aleancës.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Në Jugosllavi , udhëheqësi i rezistencës Marshalli Josip Broz Tito shpall një qeveri të përkohshme demokratike jugosllave në mërgim.

1945 – Me një votim 65 – 7, Senati i SHBA miraton pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ( OKB-ja ishte themeluar mëse një muaj më parë, 24 tetor 1945) .

1954 – Në Miami të shtetit Florida hapet restoranti i parë Burger King (BK). Në fund të vitit financiar 2013, Burger King njoftoi se kishte mbi 13-mijë restorante BK në 79 vende të botës, prej tyre: 66 për qind, në Shtetet e Bashkuara dhe 99 për qind, në pronësi private.

1971 -Kazinoja Montreux në Zvicër merr flakë si pasojë e një të shtëne me armë fishekzjarri gjatë një koncerti të Frank Zappas; incidenti do të bëhej tema e këngës “Smoke on the water”, e grupit britanik Deep Purple, e 12-ta mes 100 melodive më të mira të interpretuara ndonjëherë me kitarë.

Previous Post

Parlamenti voton të enjten Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Next Post

Kajmaçina – Ëmbëlsi magjepsëse nga tradita Prizrenase

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Kajmaçina – Ëmbëlsi magjepsëse nga tradita Prizrenase

Kajmaçina – Ëmbëlsi magjepsëse nga tradita Prizrenase

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In