Qeveria greke ashpërson masat në Pikën Kufitare të Kakavijës. Siç mësohet, duke filluar nga dita e hënë personat që do të dalin pozitiv në testet e shpejta nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.
Kjo masë merret për të mbrojtur shëndetin publik në shtetin fqinj. Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.
Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavije karantinoheshin 14 ditë. Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.




