Saturday, September 19, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Greqia fut pronat e Himarës në rezolutë: Kusht për Shqipërinë në BE

admins by admins
June 21, 2020
in Aktualitet
A A
26
Greqia fut pronat e Himarës në rezolutë: Kusht për Shqipërinë në BE
4
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Pronat e minoritetit dhe kufiri detar, kushte për t’u bërë anëtar i BE. Me insistimin e Greqisë, mes 15 kushteve ndaj Shqipërisë për vijimin e procesit të integrimit, janë përfshirë edhe ato që lidhen drejtpërdrejt me trajtimin e minoritetit grek dhe përmirësimin e statusit të tyre. Me rezolutën e Parlamentit Evropian, BE kërkon gjithashtu garantimin ligjor të së drejtës së vetëvendosjes së anëtarëve të minoritetit dhe pakicave kombetare.

Miratimi përpara fillimit të një dialogu mbi ligjin e ri mbi procedurat e regjistrimit, të drejtat pronësore të anëtarëve të minoritetit grek dhe në përgjithësi zbatimin praktik të të gjitha të drejtave duke iu referuar Ligjit për Minoritetet e Shqipërisë përmes nxjerrjes së ligjeve në fuqi.

Shqipëria ka hartuar një project-ligj për regjistrimin e titujve të pronësisë, draft i cili shkaktoi shumë regaime veçanërisht për zonën e bregdetit të Jugut. Me kundërshtarë e brendshëm u bashkua edhe Greqia, që akuzoi qeverinë shqiptare se me këtë ligj po i heq të drejtën e pronës banorëve të Himarës, sipas saj minoritarë grekë.

Drafti u dërgua për konsultim në Komisionin e Venecias, ku mori të njëjtat kritika. Ekspertët e cilësuan atë si antikushtetues në disa pika dhe që zbatimi i tij do të shkelte të drejtat e njeriut.

Po ashtu, deri në anëtarësimin e plotë, sipas rezolutës, mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të jenë zgjidhur përfundimisht çështje të rëndësishme të mbetur pezull siç është ajo e përcaktimit të kufirit detar. Natyrisht, kjo rezolutë e Parlamentit Evropian do të ndikojë në zhvillimet e brendshme politike. Kjo për faktin se qeveria nuk duket e gatshme për të vazhduar me zbatimin e kushteve të BE-së.

Pas sinjaleve të lëshuara në distancë dhe përmes medias, diplomacia turke vihet në lëvizje drejtpërdrejtë për të mbështetur Shqipërinë në dialogun e vështirë me qeverinë greke për ndarjen e kufirit detar. Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, ministri Çavusoglu zhvilloi edhe një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm shqiptar Gent Cakaj për këtë çështje.

Ministria e Jashtme Shqiptare nuk referon asgjë për këtë bisedë, por mediat turke flasin për këshillat e Ankarasë për Tiranën lidhur me kujdesin që duhet të tregojë në referimin e ishujve shkëmborë. Ditë më parë, ministri i Jashtëm turk paralajmëroi sërish palën shqiptare të ketë kujdes me rishikimin e marrëveshjes detare për kufirin në Jon me palën greke, pasi ata firmosën me italianët. Ishujt grekë, tha kryediplomati turk, nuk u përdorën si referencë nga Roma, prandaj kujdes me Barketën.

Previous Post

Pëllumb Pipero jep alarmin: Kemi mbi 20 të shtruar në një ditë, ju lutem maska dhe distancë

Next Post

Ndërron jetë 62 vjeçari/ Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid 19

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Kovid-19 në Shqipëri, 50 raste te reja dhe një viktimë

Ndërron jetë 62 vjeçari/ Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid 19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In