Wednesday, May 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Gjermania nis eksperimentin për të ardhurat bazike, 1200 euro pa bërë asgjë

admins by admins
August 27, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Gjermania nis eksperimentin për të ardhurat bazike, 1200 euro pa bërë asgjë
0
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Për një periudhë trevjeçare, një grup i përzgjedhur qytetarësh në Gjermani do të paguhen çdo muaj 1200 euro pa bërë asgjë. Deutsche Welle raportoi nisjen e një eksperimenti mbi të ardhurat bazike, ku përfituesit e shumës do të duhet të plotësojnë vetëm disa formularë raportimi me pyetje.

“Interesi për të marrë pjesë në eksperiment ka qenë i lartë. Brenda një jave, më shumë se 1.5 milionë vullnetarë janë regjistruar dhe kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në këtë studim të madh, mbi të ardhurat bazike të pakushtëzuara. Organizatorët po shohin për një total prej 1500 pjesëmarrësish, prej të cilëve 120 do të marrin 1200 euro çdo muaj për një periudhë trevjeçare” raportoi DW.

Paratë e këtij eksperimenti vijnë nga një grup donatorësh, të paktën 150 mijë të tillë dhe është i çliruar nga taksat. Në fund të projektit, çdo pjesëmarrës do të marrë 43 mijë euro, që e çon në total koston e projektit 5.6 milionë euro. E gjithë kjo është nisur nga një projekt bamirësie në Berlin.

Të ardhurat bazike

Zyrtarët nga projekti i bamirësisë Mein Grundeinkommen (Të ardhurat e mia bazike) janë të bindur se një e ardhur e pakushtëzuar për të gjithë qytetarët do të zgjidhte shumë probleme aktuale. Supozimi është se njerëzit bëhen më krijues, më të lirë dhe më të lumtur nëse nuk përballen vazhdimisht me presionin për të fituar para të mjaftueshme për t’ia dalë.

Nëse është kështu në realitet do të hulumtohet shkencërisht gjatë projektit. “Ne do të analizojmë atë që njerëzit bëjnë gjatë një periudhe kur ju garantohet siguria materiale,” tha shefi i projektit Jürgen Schupp nga Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW).

Ndër pyetjet që do të marrin përgjigje janë: A do të shpenzojnë personat e eksperimentit të gjitha paratë apo do të kursejnë një shumë të caktuar? A do të ndalojnë së punuari apo do të punojnë më pak? Po ashtu, a do të dhurojnë para për të tjerët?

Eksperimenti do t’i japë ekipit të tij të gjitha përgjigjet që i duhen, thotë Schupp. Edhe ndryshimet në nivelet e stresit të njerëzve mund të identifikohen me ndihmën e mostrave të flokëve, argumenton ai.

Previous Post

Uroi Dua Lipën shqip për ditëlindje, blogerja e njohur italiane tregon se kush e mësoi

Next Post

Pandemia ndryshon planet, Asambleja e PS pritet të mblidhet online në 3 qytete brenda javës së parë të shtatorit

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Pandemia ndryshon planet, Asambleja e PS pritet të mblidhet online në 3 qytete brenda javës së parë të shtatorit

Pandemia ndryshon planet, Asambleja e PS pritet të mblidhet online në 3 qytete brenda javës së parë të shtatorit

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In