Thursday, April 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

FOTO/Vogue: Shqipëria, Kroacia e re e turizmit

admins by admins
December 24, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
FOTO/Vogue: Shqipëria, Kroacia e re e turizmit
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Gjatë pesë viteve të fundit, Kroacia ka qenë një atraksion turistik për arsye të forta. Ky shtet i Ballkanit ka një vijë të bukur bregdetare, fshatra historike dhe çmime shumë të favorshme. Në fakt, janë aq të favorshme, saqë në kryeqytetin e saj piktoresk, në Dubrovnik, u xhirua “Kings Landing” e serialit të famshëm “Game of Thrones”. Një goxha ”grusht shteti” kinemaje. Megjithatë, që kur u bë kaq e njohur, Kroacia nuk mund të pretendojë më se është thesar i pazbuluar i Europës. Është plotësisht e zbuluar, gjë që do të thotë se Kroacia duhet ta kalojë këtë nder te fqinja e saj jugore, Shqipëria, shkruan prestigjiozja ”Vogue”.

E kufizuar në jug nga Greqia, Shqipëria, me vijën e saj bregdetare mesdhetare të lakmueshme, është një vend me një peizazh tepër të larmishëm duke filluar nga plazhet e këndshme, deri te malet e mbuluara me dëborë dhe burimet termale të listuara në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Para se të rezervoni biletën për në Shqipëri, duhet të dini se 50 vite sundim komunist nuk ia lehtësuan gjërat shqiptarëve. Në vitin 1999, ata thjesht kaluan në ekonominë e lirë të tregut.

Vizitoni muzeun “Shtëpia e Gjetheve” në kryeqytetin Tiranë, për të parë çfarë ndodhte pas Perdes së Hekurt dhe për të kuptuar se çfarë kaloi populli në atë periudhë. Gjatë sundimit komunist në Shqipëri nuk kishte investime të shumta në infrastrukturë, ndaj mos prisni që rrugët, autobusët dhe trenat të operojnë në të njëjtat nivele si në Gjermani ose Francë.

Duke thënë këtë, arsyeja e zgjedhjes së një udhëtimi pak më të ndërlikuar janë çmimet e ulëta. Atje mund të hani në restorante të shkëlqyera dhe të flini në hotele të mira me gjysmën e çmimit që mund të paguanit në vendet e saj fqinje, si Greqia apo Kroacia.

Nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion dhe dëshironi që gjërat të ecin pa problem, regjistrohuni te një agjent udhëtimesh dhe ai do të planifikojë detajet për ju. Do t’ju duhet kohë maksimale për të shijuar këto pamje./ /sara/ a.jor.

Previous Post

Reforma Zgjedhore, zgjedhjet e ardhshme me komisione të depolitizuara

Next Post

Ekonomia rritet me ritme të shpejta, 3.81% në tremujorin e tretë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Ekonomia rritet me ritme të shpejta, 3.81% në tremujorin e tretë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë

Ekonomia rritet me ritme të shpejta, 3.81% në tremujorin e tretë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In