Xhonatani ka lënë sonte shtëpinë e Big Brother VIP sipas votave të marrë nga publiku, megjithatë pas këtij eliminimi do të ketë edhe një tjetër të eliminuar.
Përveç televotimit të hapur spektaklit e kaluar, një tjetër televotim do të hapet më pas, ku një tjetër banor do të eliminohet nga shtëpia e Big Brother.
Lajmin e bëri me dije moderatorja Arbana Osmani gjatë hapjes së spektaklit. Dea Mishel ishte konkurentja e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, mori nga Vëllai i Madh mundësinë e një favorizimi mbrëmjen e sotme.
Duke qenë se ishte fituese e lojës, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim, njëri prej të cilëve do të eliminohet këtë të shtunë.
Banorët që ajo zgjodhi ishin Efi, Kiara dhe Luizi.




