Vetëm 34 vjeçare,Sanna Marin është duke bërë histori ndërsa bëhet kryeministrja më e re në botë.
Socialdemokratja nga Finlanda fitoi mbështetjen e partisë së saj këtë fundjavë dhe është parashikuar të konfirmohet këtë javë. Marin do të drejtojë një qeveri të përbërë nga koalicioni i 5 partive.
Marin do të drejtojë qeverinë në një moshë edhe më të re se kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Arden që ishte 37 vjeçare në kohën që mori detyrën. Kim Jong Un i Koresë së Veriut ishte më pak se 30 vjeç kur u bë Lider Suprem në vitin 2011. “Bloomberg” në artikull shkon pas në histori kur përmend kryeministrin britanik Uillian Pitt i Ri që u bë kryeministër i Britanisë vetëm 24 vjeçar në vitin 1783.
Edhe pse në artikull nuk përmendet, Shqipëria ka pasur kryemininistra që e kanë marrë detyrën në moshë shumë të re.




