Ditën e sotme nxënësit dhe studentët në të gjithë vendin do t’i rikthehen bankave të shkollës.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.
Ndërsa për sa u përket shkollave të dëmtuara, janë marrë të gjitha masat për zhvendosjen e nxënësve në shkolla të tjera deri kur të krijohen kushtet për të zhvilluar procesin mësimor.
Kujtojmë që nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter u dëmtuan rëndë 30 shkolla, të cilat kanë dalë jashtë funksionit.
Sakaq, mësimi u ndërpre pasi nga tragjedia e 26 nëntorit, pasi mbetën të vdekur 51 persona dhe shumë banesa të shkatërruara




