Ka një javë që është zyrtarizuar lidhja e Fifit me ish bashkëshortin e Adrola Dushit, Adis Patushin. E gjitha ndodhi në një koncert të Fifit në Durrës, ku këngëtarja nga Kosova u puth me Adisin derisa publiku aty e kërkoi një gjë të tillë.
Tani, Fifi ka publikuar edhe fotografinë e parë me të dashurin e ri, Adisin. “Paqe dhe dashuri”, ka shkruar Fifi në fotografinë e publikuar pak minuta më parë.
Madje lidhjen e tyre e pëlqeu edhe vetë ish bashkëshortja e Adisit, modelja Adrola Dushi e cila kishte pëlqyer videon e puthjes së tyre kur edhe u publikua javën e kaluar në rrjete sociale.





